Ka ndodhur

Nuk ndalet mega-operacioni ‘Tempulli’, pranga 19-vjeçarit sapo zbret në Rinas

Gazeta Si - Një tjetër person i shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit antidrogë “Tempulli” gjatë javës së kaluar, është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë 19-vjeçari me iniciale L.N. Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për 19-vjeçarin që do të udhëtonte drejt Shqipërisë dhe sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit është arrestuar.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më arrestimin e 19-vjeçarit ka shkuar në 91 numri i personave të arrestuar në Tiranë.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë