Treg

Nuk kemi më besim te Kapitalizmi

Shqetësimet për pabarazinë e të ardhurave, punëve që po zhduken si rezultat i automatizimit dhe qëndrueshmërisë mjedisore, janë duke ushqyer mosbesim ndaj kapitalizmit siç ne e njohim sot, sipas një studimi të publikuar të dielën.
Edelman, një firmë që merret me marrëdhëniet e publikut, ka zhvilluar analizën e saj të 20 të besimit të publikut ndaj institucioneve madhore duke marrë në sondazh 34000 njerëz në 27 vende të botës, përfshi Hong-Kongun. Të dhënat tregojnë skepticizëm për institucionet, përfshirë këtu qeverinë, biznesin, median dhe OJF-të, dhe një kërkesë për lidership në problemet madhore.
Ankthi mbi perspektivat e punësimit të ardhshëm, diferencat mbi të pasurit dhe klasën e mesme, si dhe korrupsioni i kanë shtyrë shumë njerëz që të vënë në pikëpyetje sistemet e kapitalizmit dhe demokracinë.
“Frikërat kanë eklipsuar shpresat”, ka pohuar Edelman, shefi ekzekutiv i kompanisë.
Dhe në ekonomitë e forta ku duket se ka punësim të plotë, besimi në institucione po shkërmoqet, një shenjë kjo që shumë njerëz po zhgënjehen. Edelman i ka përshkruar gjetjet e këtij viti si “paradoksi i madh i besimit”.

Kapitalizmi nën shënjestër
Globalisht, 56% e të anketuarëve kanë treguar se kapitalizmi në formën e sotshme shkakton më shumë dëme se sa mirë. Në ShBA kjo përqindje ishte më e vogël, 47%. Në disa ekonomi të tjera të zhvilluara, mosbesimi ndaj kapitalizmit ishte më i lartë, 53% ishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe 69% në Francë.
Më pak se 20% e atyre që morën pjesë në sondazh globalisht, kanë treguar se sistemi punonte në rregull për ata.

Më shumë pesimistë se sa optimistë
Shumë njerëz nuk besojnë se ata do të jenë më mirë pas 5 viteve. Kjo është situata në disa vende me ekonomi të zhvilluar, duke përfshirë SHBA-në, Japoninë, Francën dhe Hong-Kongun.
Një përqindje e lartë e njerëzve shohin se jetët e tyre po përmirësohen në tregjet në zhvillim si India, Arabia Saudite dhe Meksika. Edhe në këto vende, ajo shumicë është reduktuar gjatë këtyre viteve.

Shefat ekzekutivë marrin iniciativën
Kur bëhet fjalë për shfaqjen e sfidave shoqërore, 92% e njerëzve kanë treguar se ishte imperative për shefat e punonjësve të ngrinin zërin në sfida të ndryshme duke filluar nga përdorimi etik i teknologjisë deri te ndryshimet klimaterike, dhe tre të katërtat kanë qenë të mendimit se shefat e tyre duhej të ishin liderët e sjelljes së ndryshimeve, se sa të prisnin për ndërhyrjen e qeverisë.
Disa shefa ekzekutivë duket se e kanë marrë këtë iniciativë. Laërence Fink, shefi ekzekutiv i Black Rock Inc. është treguar i zellshën në diskutimin e temave si rritja e ulët e pagave dhe humbja e punëve përballë automatizimit. Raporti i tij i përvitshëm i investitorëve, që u publikua këtë muaj, afirmonte se Black Rock do të mbante qëndrim të ashpër ndaj kompanive që nuk janë duke dhënë llogari për risqet e tyre ambientale, një lëvizje kjo, nga moria e veprimeve që gjiganti investues po bën, për të treguar se po bën shumë për të adresuar sfidat e investimve të paraqitura nga ngrohja globale. Disa ditë më vonë, Microsoft pohoi se do të heqë më shumë dioksid karboni të emetuar nga linjat e saj të furnizimit dhe operacionale deri në vitin 2030.

Ankthi i punësimit
Duke vlerësuar ekonominë “gig” (ekonomia ku punonjësit e përkohshëm dhe kontraktimi i punëve me afat të shkurtër kohor janë të zakonshme), potenciali për një recesion të ardhshëm, mungesa e trajnimit dhe avancimit të automatizimit, ka bërë që 83% e punonjësve të shqetësohen se mos ngelen të papunë.

Mungesa e besimit
Më shumë se 60 % e personave që morën pjesë në sondazh kanë pohuar se teknologjia ndryshon shumë shpejt dhe se qeveria nuk e kupton mirë këtë situatë për ta rregulluar efektivisht.
Nga ana tjetër, më shumë se 60% e të anketuarve e besojnë median tradicionale. Por shumë njerëz kanë mungesë besimi në ato se çfarë dëgjojnë apo lexojnë veçanërisht në rrjetet sociale.

Nën menaxhimin e ri
Më pak se gjysma e të anketuarve u beson prijësve fetarë, qeveritarë, apo atyre që janë shumë të pasur, duke mos zgjedhur të besojnë shkencëtarët apo anëtarët e komunitetit të tyre.
“Njerëzit u besojnë ekspertëve dhe atyre të ngjashëm me ta, si nënpunësve apo bashkëqytetarëve”, ka pohuar z.Edelman.

Kriza e kompetencës
Asnjë institucion, qoftë ky media, biznes, qeveri, apo OJF, nuk shihet si kompetent apo etik. Në çështjet që zoti Edelman beson se do të jenë më të rëndësishmet në dekadat e ardhshme, të tilla si qëndrueshmëria ekonomike, pabarazia ekonomike dhe ritrajnimi i forcës punëtore, qeveria akoma posedon besim më të fortë se sa bizneset.
Disa kompani janë kaq shumë të shqetësuara në fitimin apo posedimin e besimit ndaj publikut sa kanë emëruar shefa të besimit (chief trust officers)

Mos u bë i lig
Afro tre të katërtat e të anketuarëve kanë pohuar se besojnë se një kompani mund të rrisë të ardhurat dhe njëkohësisht të përmirësojë komunitetin ku vepron.
Rezultatet tregojnë se njerëzit po u shprehen kompanive: “ne nuk presim që ju të drejtoni si një lider i një OJF-je. Duhet që përveçse të gjeneroni të ardhura, të jeni edhe etikë”.
Të premten kompania Airbnb Inc., u shpreh se do ta përditësojë strategjinë koorporative të drejtimit për të vlerësuar më shumë palët që kanë interes ndaj kompanisë (pra “stakeholders”), duke përfshirë këtu jo vetëm investitorët por edhe të ftuarit (ose ndryshe mysafirët), të zotët e shtëpisë, si dhe punonjësit. Kompania do të ketë një “Stakeholder Day” (ditë e posaçme për palët e interesuara), sipas modelit të përvitshëm të takimit të aksionerëve dhe do të modifikojë programin e kompensimit. “T’u shërbesh palëve të interesuara është mënyra më e mirë në ndërtimin e një biznesi të vlefshëm dhe është gjëja e duhur për të bërë për shoqërinë”, është shprehur kompania. /Wall Street Journal

 

Më Shumë