Moti

Nuk ka shi, JO ! Maji do jetë përvëlues

Shqipëria dhe gjithë Ballkani Juglindor do të përfshihen nga vala e parë e të nxehtit. “Do të jetë i nxehtë i jashtëzakonshëm veçanërisht këtë javë”-parashikon  meteorologia  e gazetës “Si”.

Ajri i ngrohtë frynë nga shkretëtira e Saharasë.  Megjithëse sot ( enjte) moti duket i vranët në shumicën e  zonave të vendit, nuk do të ketë rreshje shiu. 

Megjithëse  qielli do të jetë i mbyllur nga retë gri që nga sot temperaturat do të fillojnë të rriten.  Në fund javë dhe ditët e  para të javës tjetër pritet që temperatura të arrijë deri në 37 gradë celcius.

Kjo do të jetë vlera rekord për muajin Maj, dhe  e rrallë për këtë periudhë.” Pra, mund ta përkufizojmë një Maj me mot ekstrem!” –thotë  meteorologia e gazetës “Si”

Vetëm në mes të javës së  ardhëshme temperaturat temperaturat do të rikthehen në vlera normale, karakteristike të muajit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë