Kosova

Nuk ka marrëveshje mes Abdixhikut dhe Kurtit: Insistoi që presidenti të ishte i LVV

Nga Gazeta ‘Si’- Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se nuk ka arritur asnjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për çështjen e presidentit të Kosovës.

“U përpoqa, provova, nuk arrita, fatkeqësisht. Tani do t’i kthehem LDK-së dhe do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda LDK-së”, ka thënë Abdixhiku pas takimit, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij, që një parti nuk mund t’i udhëheqë tre institucionet kryesore në vend: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

Sipas tij, Kurti ka insistuar që pozita e presidentit t’i mbetej LVV-së.

Takimi mes tyre vjen teksa një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentit do të skadojë më 28 prill, i cili nëse nuk përmbushet, bën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Pak orë para takimit, Kurti tha se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare dhe bëri thirrje për kompromis.

“Zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit, dhe kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis e vendime jo të lehta”, tha Kurti gjatë mbledhjes së kabinetit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë