Futboll

Nuk ka fund kriza e Partizanit, tani trajneri Kolela rrezikon seriozisht

Gazeta Si – Partizani dështon për të disatën herë të dalë nga kriza e rezultateve dhe trajneri Xhovani Kolela mund të rrezikojë seriozisht shkarkimin nga detyra. Të kuqtë janë mundur në shtëpinë e tyre 1-2 nga Laçi, madje me përmbysje.

Viktor Da Silva realizoi një gol shumë të bukur nga distanca, duke krijuar përshtypjen se Partizani po shkonte drejt fitores së munguar. Por shpresat u shuan shpejt. Turkaj barazoi që në pjesën e parë me një gjuajtje me kokë brenda zonës.

Në të dytën ishte Vasil Shkurtaj ai që hodhi në tapet ekipin e kuq me golin e dytë, pas një aksioni nga e djathta. Më pas kryeqytetasit shtuan sulmet, por pa mundur të shkonin te barazimi dhe tashmë e shohin veten 6 pikë pas Tiranës. Zemërimi në radhët e tifozëve sa vjen dhe shtohet ndaj trajnerit italian.

Në anën tjetër, Laçi i trajnerit Gentian Mezani katapultohet në vend të tretë pas kësaj fitoreje, me 29 pikë. Një kampionat vërtet i çuditshëm ky i Superiores.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë