Ngjarje

‘Nuk i pëlqeu lakrat, hëngri makarona’; Rrëfimi i një burri që vret

Teksa pret që të dalë përpara gjykatës për akuzën e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare të mbetur në tentativë, Dilaver Idrizi vazhdon të këmbëngulë se gruaja e tij është rërzuar aksidentalisht. Një burim pranë policisë së Kamzës i vuri gazetës "Si" në dispizicion deklaratën e 61 vjeçarit që tregon se çfarë ndodhi sipas tij ditën e 11 marsit, një alibi që kundërshtohet nga e bija e gruas 43-vjeçare e cila vijon të mbahet në spital.
"Isha pushim  mbasi të dy së bashku me gruan punojmë në fasoneri. Unë isha sëmurë dhe nuk shkova në punë, kështu që shkoi vetëm gruaja. Nusen e çova në punë në orën 6:15  dhe shkova ta marr në orën 15.30 të asaj dite",ka treguar i pandehuri.
Sipas tij rrugëtimi për në shtëpi ishte normal teksa ai vazhdonte të ishte sëmurë.
“Nuk i pëlqeu gjella me lakra dhe hëngri makarnona dhe më pas qëndruam në shtëpi. Rreth orës 18:00 shkova në ballkon të mbledh ca peshqirë, i palosa bashkë me xhinsat dhe i futa brenda," shtoi ai.
Me një alibi ku përshkruan një bashkëshort dhe bashkëjetues të devotshëm ai shton se nga ballkoni kishte kaluar në pjesën e kuzhinës për të bërë ushqimin gati
"Por në këtë kohë bbie dera  dhe pasi e kam hapur kam parë dy komshijet që janë një kat më lartë. I pyes çfarë donin? Më thanë gruaja jote ka rënë nga ballkoni dhe gjendet në tokë vetëm, e kemi dalë menjëherë  dhe e kemi gjetur gruan përtokë, e morëm dhe e futëm në makinën time dhe e kam nisur drejt Spitalit Ushtarak” tregon më tej ai.
Policia i thotë gazetës "Si" se e pyeti gjatë marrjes në pyetje në spital ku dhe besoi verisionin e tij nëse gruaja kishte probleme shëndetësore.
Ai deklaron: Gruaja ka vuajtur nga tensioni dhe po kurohej. 61 vjecari i cili del para gjykatës në orën 10.30 për tu njohur me akuzën, një çështje që e shqyrton gjyqtari Sokol Pasho  këmbëngul se nuk di asgjë se si ka rënë bashkejetuesja  dhe se nuk ka patur asnjë konflikt me të.
Një nga fqinjet e pyetura nga policia kujton se pa të shtrirë përtokë fqinjën.
"Po rënkonte dhe po kërkonte ndihmë shton shtetsja M.K sipas burimeve policore të gazetës "Si".
Menjëherë kjo shtetase ka shkuar dhe ka trokitur në derën e shtëpisë së fqinjës dhe ka njoftuar burrin e saj. Kjo ngjarje në atë kohë u referua si ngjarje aksidentale mbasi dëshmitarët dhe fqinjët shtuan se në shtëpinë e çiftit atë ditë kishte të hapura rroba në tel, kurse policia tha se gruaja vuante nga tensioni dhe diabeti.

Megjithatë gjatë ditëve në vazhdim prej datës 11 mars policia referon sipas burimeve të gazetës "Si" se qëndroi në spital dhe u përpoq që të merrte një dëshmi nga gruaja që mbahej në reanimacion. Teksa ndërkohë për të kujdesej i shoqi. Sapo ajo është zgjuar ka thënë se do fliste për gjithçka. Çifti i cili u njoh në vitin 2009, atëherë kur gruaja mbeti e ve nga një martesë tjetër u zhvendos në zona të ndryshme me qera. V.H shpjegon se u dhunua barbarisht për shkak të mesazheve të urimit që i kishin ardhur në telefonin e të shoqit për festen e 8 marsit. Por gruaja shton se mbas dhunës barbare ajo nuk mban mend asgjë dhe se nuk dinte se si ishte hedhur nga ballkoni.

Por ky version është përforcuar nga e bija që e ka rregjistruar dhe që ka bërë kallzim. Teksa i shoqi dhunues e kishte kanosur duke i kërkuar që të shpjegonte se ishte rrëzuar aksidentalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë