Ekspozite

Nudo e përkulur: forma mashkullore nga një surrealiste femër

The Guardian - Ky imazh abstrakt,  bardhë mermeri,  i trupit femëror luan me teoritë frojdiane të rrymave të nënujshme seksuale të jetës së përditshme

Të pasmet lart - Ky imazh sugjestionues kokëposhtë i një gruaje është në fakt formë fallike: një totem gjysmë abstrakt i bardhë mermeri.

Grimca dhe copëza - Fotografia surrealiste është e mbushur plot me gra të zhveshura, shpesh pa krye dhe me trupat e vendosur në atë mënyrë për t’u ngjarë penisëve. Siç e vërtetojnë  teoritë e Frojdit, këto imazhe thërrasin rrymat e nënujshme seksuale, ndërsa kërkojnë, pa asnjë dyshim, një vështrim të ngulmët mashkullor.

Lee Miller, Nudo e përkulur para 1930 . Foto: Arkivat e Lee Miller, Angli, 2018.

Vëre në punë atë trup...Lee Miller po luan qartazi me tendencën këtu. I dashuri i saj atë kohë, Man Ray, po bënte gjëra të ngjashme me serinë  tij “Anatomitë”, për të cilën ajo bashkëpunoi dhe gjithashtu pozoi.

E zorshme për t’u përtypur - Miller ishte e interesuar në më shumë sesa nënteksti seksual. Përpara busteve të saj nudo, ajo kishte servirur një koment pështjellues mbi objektivizimin: një gjoks i gjymtuar nga një mastektomi.

Avanthard ...Si një grua e vetme brenda skenës surrealiste, ndonjëherë modele dhe fotografe për “Vogue”, kur erdhi koha  e fuqizimit të gruas, Miller ishte në vijën e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë