Kombetarja

Notat e France Football – Mavraj dhe Hysaj për faqe të zezë, na nderojnë Bare dhe Gjasula

Gazeta prestigjioze franceze “France Football” ka publikuar vlerësimet për lojën e ekipit tonë kombëtar mbrëmjen e djeshme. Me nota shumë të forta kritike “France Football” ka vënë në qendër të shënjestrës së saj Elseid Hysajn dhe Mërgim Mavrajn, si dy më të dobëtit e kësaj sfide për kuqezinjtë.

“Një mbrojtje shqiptare shpesh e përçarë në çdo drejtim. Hysaj vuajti më së shumti dhe pati vështirësi të mëdha në duele. Bashkë me Mavraj nuk mundën në asnjë moment që të ndalin inkursionet apo vertikalizimit e Koman, Lemar, Grizman apo Zhiru.  Një ndeshje që duhet të hidhet shumë shpejt pas kravëe për Rejan, pasi vetëm dy ditë më pas ka ndeshjen më kryesore me Islandën, ku dhe varet kualifikimi Shqipërisë për në Europian.”- ka shkruar France Football ndër të tjera në shkrimin vlerësues për lojën e Kombëtares shqiptare përballë Francës mbrëmë.

Strakosha 3 “Pati fat në dy raste, te penalltia dhe gjuajtja në hyrje të zonës nga Grizman, duke shmangur dy gola.”

Ismajli 4 “I saktë në disa ndërhyrje vendimtare, por sërish me topat e gjatë disa herë i nxori jashtë loje mesfushorët.”

Xhimshiti 4 “Shumë i ngadaltë përballë Grizman dhe Koman, por sërish me vendosjen e stilit italian disa herë rezultoi vendimtar.”

Mavraj 4 “Kapiteni ishte në një nga ditët e tij më të këqija. Më përjashtim të një sparkate të suksesshme në pjesën e dytë, e gjithë pjesa tjetër e kësaj ndeshje është tërësisht për tu harruar.”

Hysaj 3 “Është lojtari më i vlefshëm që ka ky ekip, por në “Stad d’France” ishte një katastrofë e vërtetë në të dyja krahët, duke u kthyer në një pikë të dobët për Shqipërinë”.

Ramadani 4 “U pa shumë pak në lojë dhe pjesën më të madhe të dyluftimeve me Matuidi dhe Toliso i humbi.”

Abrashi 4 “Shumë agresiv, por që nuk është e mjaftueshme për të fituar përballë Tolisos dhe Matudi.”

Roshi 3 “Nga sulmues në mbrojtës për të ishte shumë e vështirë për të. Fajtorë në dy gola. Nuk duhet të guxojë të luaj më në mbrojtje.

Bare 5 “Debutues dhe më i miri për Shqipërinë. Ishte një nga fitoret e pakta që Shqipëria mund t’i gëzohet nga kjo ndeshje.”

Uzuni 4 “Lëviz shumë, por me një ekip që nuk del nga zona e 45 metrave të tij e ka shumë të vështirë të bëjë ndonjë gjë.

Balaj 3 “Pritej shumë për shkak të formës së mirë dhe fizikut, por ishte shumë larg pritshmërive.

Xhaka, Cikalleshi dhe Gjasula për shkak të minutave të pakta nuk kanë marrë nota. Por për debutuesin e kësaj ndeshje, Klaus Gjasula ka pasur komente pozitive si ndeshje e parë që ishte me ekipin kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë