Kombetarja

Notat e finales, Strakosha vendimtar, natë e errët për Gjimshitin

Lacio është fituese e Kupës së Italisë, pas fitores 0-2 me Atalantën. Për herë të parë në këtë lloj ndeshje në futbollin italian nga minuta e parë me të dyja ekipet luanin edhe dy futbollistë të kombëtares shqiptare, Strakosha dhe Gjimshiti. Dy futbollistët e ekipit kuqezi kanë bërë paraqitje shumë të ndryshme nga njëri tjetri në këtë finale të “Olmipico”. Berat Gjimshiti ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit, ndërsa Strakosha ishte në lartësinë e duhur edhe pse në disa raste pati në panik në zonën e vogël që mbrohej nga gardiani kuqezi.  Notat këtë herë për futbollistët shqiptarë për finalen e mbrëmshme vijnë nga “SportMediaset”, që i ka vlerësuar paraqitjet e të dy futbollistëve shumë të ndryshme nga njëra tjetra.

“Në kampionat ai ka dominuar skenën, në gjysmën e dytë të këtij sezoni, por në finalen e parë në futbollin italian dështon. I humbet tre topa të thjeshtë dhe del jashtë, por pastaj humbet sërish duelin me Milinkoviç në zonë, kur Atalanta pësoi golin e parë në minutën e 82’. Vetëm nota 5 për Gjimshitin”- shkruan ‘sportmediaset’ për mbrojtësin shqiptar.

Ndërsa për portierin Tomas Strakosha vlerësimi ka qenë ky: “Nota 6 për Strakoshën në një ndeshje, ku nuk pati punë. Në të vetmin rast kur ai u thirr në apel, ishte i gatshëm për të bërë detyrën e tij siç duhet.”

Për portierin e dytë të kombëtares shqiptare nuk ka pasur minuta në këtë ndeshje, Berisha nuk u la në stol nga Gasperini edhe në këtë finale Kupe, duke konfirmuar Golinin si portierin titullar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë