Kombetarja

Norvegjia na bën 7 gola në “Air Albania, një leksion loje për vajzat kuqezi

Kombëtarja e futbollit të femrave ka pësuar një humbje të thellë në “Air Albania”, ku është mundur 0-7 nga Norvegjia kryesuese e grupit. Kundërshtari në fakt duket nga një tjetër planet, në 5 ndeshje ka realizuar 24 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Mjaftojnë këto shifra për të kuptuar forcën e norvegjezeve.

Skuadra e trajnerit Armir Grima rezistoi vetëm në pjesën e parë, ku pësoi vetëm një gol, në të dytën Shqipëria u shkërmoq dhe vetëm nxirrte topin nga rrjeta.

Tabela e ndeshjes Shqiperi-Norvegji, 0-7. Gazeta Si, 25 nentor 2021

Ajo që të binte në sy ishte fakti se futbollistet norvegjeze, edhe pse kanë parametra fizikë shumë të lartë, bënin një futboll mjaft kolektiv, duke mos shpenzuar energji të panevojshme. Krejt e kundërta ishte më Kombëtaren tonë, lojtaret e së cilës kërkonin vetëm vetëm zgjidhje individuale të situatave, duke i komplikuar çdo herë ato.

Pas 5 ndeshjesh në Grupin F të eliminatoreve të Botërorit, vajzat kuqezi mbajnë vendin e parafundit me 4 pikë, duke lënë pas vetëm Armeninë. Edhe Kosova ka 4 pikë, por ka një golaverazh më të mirë se Shqipëria, që u dëmtua shumë nga golat e shumtë që pësoi sot. Norvegjia udhëheq me 13 pikë, e ndjekur nga Polonia me 11 pikë dhe Belgjika me 10 pikë. Për kualifikimin e Kombëtares sonë as që bëhet fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë