Ekonomi

Nordikët janë në shok me 710 mijë vende pune të humbura

Në një prej qosheve më të pasura e më të qëndrueshëm të botës, mbi 700 mijë persona gjenden papritur pa punë si rezultat i paralizimit të ekonomisë shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Me një popullsi të përbashkët me rreth 27 milionë vetësh, rajoni nordik ka parë rreth 605,000 punonjës të pushuar përkohësisht nga puna gjatë javëve të fundit e shumë prej tyre pa marrë rrogat. Ndërkohë rreth 105,000 të tjerë janë pushuar nga puna përfundimisht sipas të dhënave të marra nga autoritetet vendase.

Drejtuesi i Konfederatës të Sipërmarrjeve Norvegjeze (Confederation of Norwegian Enterprise, organizatë që përfaqëson bizneset norvegjeze dhe merret me lobimin e kërkesave të tyre), Ole Erik Almlid e krahasoi përhapjen e impaktit të koronavirusit si një cunami që po shtrihet e po merr me vete të tëra bizneset e vendit.

Popullatat nordike zakonisht mbështeten shumë tek format e asistencës shtetërore në momentet që ata nuk marrin rroga për arsye të ndryshme por përsëri ato po përjetojnë një shok të madh ekonomik.

Disa statistika:

Pushime të përkohshme nga puna në Norvegji: 279,000

Pushime të përkohshme nga puna në Finalndë: 259,000

Pushime të përkohshme nga puna në Suedi: 50,000

Humbje të vëndeve të punës në Danimarkë: 31,000

Vënde pune të kaluara nga “me kohë të plotë” në “me kohë të pjesshme” në Islandë: 17500

Disa prej kompanive më të mëdha nordike po përjetojnë momentet e tyre më të këqija nga kjo krizë. Prodhuesi i kaminonëve Volvo Group ka pushuar përkohësisht tërë forcën e saj punëtore suedeze prej 20,000 punëmarrësve. Linjat ajrore suedeze SAS AB, finlandeze Finnair Oyj dhe norvegjeze Air ASA i kanë dërguar punonjësit në shtëpi për një përiudhë të pacaktuar. Rrjeti i hoteleve Scandic Hotels Group AB është detyruar të mbyllë rreth 60 hotele dhe shumë shitës të tjerë me pakicë përfshirë këtu Hennes & Mauritza AB kanë dërguar me mijra punonjës në shtëpi.

Helge Pedersen ekonomiste kryesore e Nordea Bank në Kopenhagen shprehet se “është e lehtë t’i shohësh këto statistika të përkeqësohen nëse ekonomia nuk riniset e tëra brenda një periudhe të shkurtër kohe”

Ndërkohë qeveritë nordike me vështirësi po përpiqen t’u vijnë në ndihmë shtetasve të tyre përmes formave të ndryshme si subvencioneve në nivelin e 75% të pagave. Qëllimi është që këto pushime të përkohshme të vendeve të punës të mos bëhen të përhershme.

Por pavarësisht këtyre programeve ndihmuese një grup i cili mendohet se do të përballet me një situatë shumë të vështirë mendohet të jene të sapodiplomuarit.

“Nëse kjo situatë paralize zgjat për disa muaj nuk përbën problem për të sapodiplomuarit, por nëse periudha e papunësisë vazhdon për 3 apo 4 vite kjo mund të jetë shkatërruese për karrierën e tyre”, shprehet Knut Hallberg ekonomist i vjetër për Swedbank.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë