Gazeta Si – Nora Gjakova ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grand Slam-in e xhudos, që po mbahet në Azerbajxhan. Xhudistja kosovare ka arritur të fitojë sot medaljen e argjendit.

Gjakova, kampione olimpike, regjistroi 4 fitore radhazi për të shkuar finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë. Por ajo e ka humbur këtë finale për shkak të një dëmtimi, siç konfirmon zyrtarisht edhe Federata Kosovare e Xhudos.
Vërtet për të ardhur keq që ka ndodhur kështu dhe Gjokva duhet t’i gëzohet medaljes së argjendtë. Në këtë event për Kosovën do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




