Politike

Noka: Ndërhyrja e policisë, më e rëndë se në regjime autoritare

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Nga protesta, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë deklaratë për mediat, duke krahasuar ndërhyrjen e policisë me praktika të regjimeve autoritare.

“Përdorimi i dhunës që u pa sot nuk është parë as në regjime si ai i Ayatollahut. Frika dhe paniku i Edi Rama kanë kthyer Policinë e Shtetit në një organizatë kriminale,” u shpreh Noka.

Ai akuzoi drejtpërdrejt drejtues të policisë, duke përmendur Drejtorin e Përgjithshëm, Skënder Hitaj, si përgjegjës kryesor për atë që e cilësoi “terror ndaj qytetarëve”, si dhe zyrtarë të tjerë të strukturave të policisë në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë