Shkencë

Nobeli i Kimisë: Shkencëtarët komandojnë evolucionin për të shpëtuar njerëzimin

Fuqia e evolucionit është zbuluar përmes diversitetit të jetës. Laureatët e Nobelit të Kimisë për 2018-ën kanë marrë në kontroll evolucionin dhe e kanë përdorur për qëllime që i sjellin përfitime të mëdha njerëzimit. Enzimat e prodhuara përmes evolucionit  të drejtuar janë përdorur për të prodhuar gjithçka;  nga biokarburet tek produktet farmaceutike. Antitrupat e zhvilluara me përdorimin e kësaj metode të quajtur paraqitja fage, mund të luftojnë sëmundje auto-imunitare dhe në disa raste, të kurojnë kancerin metastatik.

Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë ka vendosur t’i akordojë Nobelin e Kimisë për 2018-ën tre kimistëve,  Frances H. Arnold “për evolucionin e komanduar  të enzimave” dhe Sir Gregory P. Winter  “për paraqitjen  fage  të peptideve dhe antitrupave”.Lauretët e këtij viti janë frymëzuar nga fuqia  e evolucionit dhe përdorimi i parimeve të njëjtë – ndryshimi gjenetik dhe përzgjedhja – për të zhvilluar proteinat  që zgjidhin problemet kimike të njerëzimit. Frances Arnold njihet edhe si ylli i  projektimit të enzimave.

Enzimat janë molekula tejet komplekse. Duke përdorur logjikën e përpjekjes për të gjetur sesi mund të rimodelohen për t’u dhënë veti të reja është e vështirë edhe për dijen bashkëkohore dhe fuqinë kompjuterike. Arnold vendoi ta braktisë këtë dhe gjeti frymëzim në metodën e vetë natyrës për përmirësimin e kimisë: evolucioni. Enzimat e prodhuara në laboratorin  e Arnold-it mund të katalizojnë kiminë, që nuk ekziston në natyrë,  duke prodhuar materiale të reja. Enzimat e prodhuara me porosi janë bërë gjithashtu mjete të rëndësishme në prodhimin e një sërë substancash, si produktet farmaceutike.

Gjysma  tjetër e çmimit Nobel në Kimi është ndarë mes shkencëtarëve  George P. Smith dhe  Sir Gregory P. Winter. Më 1985-ën, Smith zhvilloi një metodë elegante të njohur si paraqitja fage, ku bakteriofagët – që virus që infekton baktere – mund të përdoret për të zhvilluar proteina të reja. Winter e përdori metodën  e tij për evolucionin e komanduar të antitrupave, me synimin e prodhimit të produkteve të tjera farmaceutike. I pari i bazuar në këtë metodë, adalimumab, u miratua më 2002 –shin dhe përdoret për artritin reumatoid,  psoriazën dhe sëmundjen e inflamacionit të zorrëve. Që atëherë, paraqitja fage, ka prodhuar antitrupa që mund të neutralizojnë toksinat, të kundërveprojnë ndaj sëmundjeve auto-imunitare dhe të kurojnë  kancerin metastatik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë