Futboll

“No Neymar – No problem”, Brazili e nis me fitore Kupën e Amerikës

Mungon Nejmar, nuk asnjë problem Brazili ka plot yje të tjerë që mund të udhëheqin drejt trofeut të Kupës së Amerikës. Për ekipin e Tite lideri në fushë kundër Bolivisë ishte sulmuesi i Barcelonës, Filip Kutinjo. Shtatshkurtri ishte më i miri në fushë në përballjen e parë të kësaj Kupe Amerike duke bërë që mungesa e Nejmar të mos ndihet në asnjë moment. 3-0 u mbyll kjo ndeshje e parë dhe Brazili e nis me marshin e fundit këtë Kupë ku nuk fiton prej shumë vitesh dhe këtë verë e kërkon trofeun me çdo kusht.

Kutinjo në pozicionin e tij më të preferuar në fushë, duke pasur më shumë liri si pasojë e mungesës së Nejmar i demonstroi aftësitë e tij më së miri. Në fillim me penallti dhe më pas me një gol të bukur me kokë, Kutinjo çoi në dëlir tifozët e Brazilit dhe shoi shpresat e Bolivisë se mund të merrte diçka nga kjo ndeshje.

Më pas në fundin e pjesës së dytë ai që mbylli llogaritë e kësaj ndeshje do të ishte Everton, që e gjuajti në rrjetë topin e asistuar nga Fernandinjo. Brazili me këtë fitore me kryesimin e grupit, ku ndodhen edhe Venzuela me Perunë, të cilat do të luajnë mes tyre sot në mbrëmje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë