Komunitet

Njeriu më i vjetër sapo mbushi 113 vjeç. Sekreti? Ëmbëlsirat

Vitin që lindi Masazo Nonaka, Albert Einstein botoi letrën e tij mbi teorinë e relativitetit, Theodore Roosevelt u emërua si presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara dhe Bertha von Suttner u bë gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel për Paqe. Ishte viti 1905.

Tani, 113 vjet më vonë, Nonaka është njeriu më i vjetër në botë dhe sipas “Guinness World Records” sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 113-të. Ai u shpall si njeriu më jetëgjatë mbi tokë, pasi spanjolli Francisco Nuñez Oliveravdiq ndërroi jetë në moshën 113 vjeçare në janar të këtij viti. Nonaka u rrit me gjashtë vëllezër dhe një motër në Ashoro, një qytet i vogël në një nga katër ishujt kryesorë të Japonisë. Në vitin 1931, ai u martua me një grua të quajtur Hatsuno, me të cilën ka pesë fëmijë. Ai e kaloi shumicën e jetës së tij, duke punuar në hanin e tij , në periferi të qytetit.  Nonaka ia atribuon jetëgjatësinë e tij, ushqimit me burime të pasura me proteina, si dhe dashurisë së tij për ëmbëlsirat. Vajza e tij se mendon se kjo vjen edhe falë faktit që ai ka pasur një jetë pa stres: "Nëse atij nuk i pëlqen diçka, ado të sigurohet që të marrin vesh të gjithë.”

Masazo Nonaka feston 113 vjetorin

Ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës si pensionist duke lexuar gazetën, duke shikuar shfaqje samurai në televizor, si dhe duke u kujdesur për kafshët e tij, dy mace të quajtura Haru dhe Kuro.

Nonaka i është bashkuar një liste të konsiderueshme të qytetarëve japonezë që kanë mbajtur titujt e njerëzve më të vjetër bë botë. Në 2017, Nabi Tajima, një grua japoneze, ishte personi më i vjetër që ka jetuar mbi tokë. Ajo ndërroi jetë në prill, në moshën 117 vjeçare. Burri më i vjetër në botë ishte apo ashtu japonez: Jiroemon Kimura, i cili vdiq në vitin 2013 në moshën 116 vjeçare. Por jetëgjatësia duket se pasur kosto të mëdha për vendin. Popullsia e Japonisë ka përqindjen më të lartë të njerëzve mbi 65 vjeç, por nivelet e lindjeve po bien dhe vendi e ka të vështirë të kujdeset për pensionistët e shumtë të vendit.

Masazo Nonaka

Por marrja e rekordit guines nuk ka ardhur pa polemika për Nonakan. Fredie Blom, një qytetar nga Afrika e Jugu, i cili festoi 114 vjetorin e lindjes së tij në maj, besohet të jetë njeriu më i vjetër në botë. “Guinness World Records” është  shprehur se ka qenë vetë Blom ai që nuk ka dashur të aplikojë për ndonjë çmim.

"Ne kërkojmë një numër të madh dokumentesh dhe provash për të mbështetur pretendimet që përmbushin udhëzimet tona zyrtare- tha një zëdhënëse- Ne gjithashtu punojmë me konsulentë të ndryshëm për t’u siguruar që faktet tona janë të sakta".

Por ajo tha se nëse Blom dëshiron të aplikojë, Guinness do të punojë për të përcaktuar të drejtën e tij.  Joaka, nga ana tjetër, ka të ngjarë mos t'i kushtojë shumë vëmendje konkurrentit të tij dhe me siguri do të vazhdojë të festojë me ëmbëlsira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë