Futboll

Njeriu i rekordeve Kingsli Koman, 11 tituj kampion radhazi në karrierë

Gazeta Si - Me fitoren ndaj Borusia Dortmundit, Bajern Mynih fitoi titullin e 10-të radhazi në Gjermani dhe ky është një rekord më vete në Bundesligë. Por dikush te skuadra bavareze ka bërë edhe më mirë se shokët.

Sulmuesi Kingsli Koman ka fituar titullin e 11-të radhazi kampion në karrierë. Edhe ky është një rekord, por në aspektin personal. Futbollisti francez ka një seri të jashtëzakonshme titujsh të fituar mes Francës, Italisë dhe tani Gjermanisë me Bajernin e Mynihut.

Kingsli Koman feston titullin e radhës me Bajernin. Gazeta Si, 25 prill 2022

Që kur ka nisur karrierën me ekipin e PSG-së në Francë, Koman ka fituar titullin e parë kampion dhe pastaj nuk është ndalur më. Ai është shpallur kampion edhe në Itali me Juventusin. Klubi italian e huazoi fillimisht francezin te Bajerni dhe më pas e shiti atë te kjo skuadër.

Gjatë gjithë kësaj periudhe Koman ka folur vetëm me gjuhën e titujve. Pavarësisht dëmtimeve të shumta, që e kanë shoqëruar gjithë kohës, ai ka qenë protagonist edhe me gola të rëndësishëm. Kinglsi Koman nuk di të ndalet dhe të mendosh që është ende 25-vjeç. Nëse qëndron te Bajerni, me shumë mundësi vetëm do të përmirësojë rekordin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë