Pak pasi doli dhe filmin i fundit i James Bond “No time to die”, aktori Daniel Craig është nderuar me një yll në Bulevardin e Famës në Kaliforni.
Craig, i cili ka luajtur 007 që nga viti 2006, tha se ishte një “nder absolut të kesh një yll në Hollywood”.

Para se të zbulohej ylli i tij, Craig falenderoi regjisorët e James Bond, Michael Wilson dhe Barbara Brokoli.
“Ju falenderoj pa masë. Pa ju nuk do të isha këtu”, tha ai.
No Time To Die ishte filmi më i shikuar gjatë fundjavës që lamë pas në Mbretërinë e Bashkuar.
Craig iu bashkua 2704 të famshmëve që janë nderuar me një yll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



