Shendet

Një vakt me zarzavate në ditë ndalon plakjen e trurit

Ngrënia e vetëm një vakti me zarzavate në ditë mund të ulë rrezikun e demencias dhe të ndalojë plakjen e trurit me 4 vite.

Sipas një studimi nga Universiteti i Çikagos, skanimet treguan se të moshuarit që hanin të paktën 6 herë në javë zarzavate e kishin trurin 4 vite më të ri se bashkëmoshatarët e tyre që nuk konsumonin zarzavate.

Zarzavatet janë të pasura me antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga stresi oksidativ, që lidhet me një çrregullim të antioksidantëve.

Autorja e studimit Puja Agarwal tha se këto rezultate janë shumë të rëndësishme pasi përmirësimi i dietave të njerëzve ka shumë rëndësi për shëndetin e njerëzve.

Studiuesit shqyrtuan 581 njerëz që ranë dakord të dhuronin trurin e tyre pasi të vdisnin.

Ato plotësuan pyetësorë vjetorë ku pyeteshin për mënyrën e të ngrënit.

Të moshuarit vdiqën shtatë vite pas fillimit të studimit.

Pas vdekjes, studiuesit ekzaminuan trurin e tyre për të përcaktuar sa kanë ndikuar zarzavatet në plakjen e trurit.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që ndiqnin dietën e pasur me zarzavate e kishin trurin 4 vite më të ri se ato që nuk konsumuan zarzavate.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë