Ekspozite

Një udhëtim virtual rreth botës për të parë veprat e Picassos

Ka më shumë muze kushtuar artit të Pablo Picassos sesa veprave së ndonjë artisti tjetër. Pesë prej tyre janë shpërndarë përgjatë një linje që kalon nga Parisi përmes Côte d’Azur në Málaga, në bregdetin jugor të Spanjës.
Tani, në vend që të ndërmerrni këtë udhëtim që është mbi 900 milje, kureshtarët mund ta shohin secilin muze përmes vizitave virtuale. Këto muze ofrojnë më shumë se fotografi pasi secili është i lidhur ngushtë me jetën e Picasso-s.

Vendi i parë për të filluar është Franca, në "Musée National Picasso-Paris". Ky koleksion i mrekullueshëm është rezultat i ndarjes së pasurisë së Picasso-s pas vdekjes së tij në 1973. Në vend të taksave, qeveria franceze pranoi një përzgjedhje të gjerë të pikturave, skulpturave, vizatimeve dhe materialeve prej qeramike së artistit. Koleksioni është si një dritare unike për tu futur në mendjen e Picasso-s sepse pothuajse çdo vepër është nga koleksioni i tij privat. Ndërsa drejtori aktual Laurent Le Bon, deklaron në "Paris Discoverovers Picasso", një turne i muzeut i postuar në YouTube, në një kohë krize "ky lloj muzeu mund të jetë një parajsë, mund të jetë një vend për momente të qeta për të parë thjesht kryevepra të mrekullueshme. "

https://youtu.be/mdt_I7itVJQ


Një vepër e hershme në koleksion, autoportreti i Picasso-s i vitit 1901 tregon vetminë e tij si një emigrant i ri në Paris si dhe pjesë e koleksionit janë edhe “Still-Life With Chair Caning” të vitit 1912.
Picasso ishte i detyruar të shiste pjesën më të madhe të punës së tij për të fituar jetesën dhe shumë prej tyre tani janë në koleksionin e Muzeut të Artit Modern në New York.
Koleksioni i Parisit fillon nga fundi i Luftës së Parë Botërore, kur Picasso u njoh nga e gjithë bota dhe rrjedhimisht filloi të kishte të ardhura të mira, ai fillli të mbante për vete disa nga veprat e tij, ato që donte të mbante më saktë.
Aktualisht, muzeu i Parisit ka dy ekspozita që eksplorojnë polet e kundërta të artit të Picasso-s.
"Poeti Picasso" paraqet poezitë që ai shkroi në vitet '30 por që njihen pak dhe lidhjen me pikturën dhe vizatimin e tij bashkëkohor. "Picasso dhe Comic Books" shtrihet nga magjepsja e vetë Picasso-s në mënyrat se si i janë përgjigjur prodhuesit e librave komikë dhe romanet për artin e tij.
Për të kuptuar se si Picasso filloi karrierën e tij, duhet të vizitojmë Museu Picasso në Barcelonë, sepse ishte në këtë qytet që Picasso së pari u lidh me artin modern. Koleksioni filloi me një dhuratë nga miku dhe sekretari i Picasso-s, Jaume Sabartés, çka frymëzoi Picasso-n dhe familjen e tij për të dhuruar disa nga punimet e tij të hershme. Shumë nga këto vepra që ndodhen në muze, shfaqen bukur në një video thjesht të titulluar "Museu Picasso, Barcelona", në YouTube.

https://youtu.be/A5jk2zuQkTo


Koleksioni tregon transformimin e tij nga një student i artit tradicional Spanjoll, në një anëtar të bohemisë radikale, në fund të shekullit të 19-të.
Për më tepër, Picasso bëri një dhuratë shtesë, me 58 piktura që përbëjnë meditimin e tij për një vepër tjetër arti, "Las Meninas" të Diego Velázquez.
Një tjetër video në YouTube e postuar nga Michael Grobman ofron krahasime interesante midis pikturës së Velázquez dhe përgjigjeve të Picasso-s për të. Këto tregojnë rolin e Picasso-s në artin spanjoll si dhe frymëzimin e tij të përjetshëm nga kultura spanjolle.
Dy muzetë e Picasso-s në Côte d’Azur eksplorojnë një periudhë transformuese në jetën dhe artin e Picasso-s. Edhe pse jo shumë larg, përhapja urbane që ka kapërcyer brigjet mesdhetare të Francës e bën të pasurit video të tilla si "Përvoja, Francë: Muzeu Picasso në Antibes" një bekim.

https://youtu.be/NFJ4YfHzZ2U

E disponueshme në YouTube, ajo prezanton shikuesit si me sitin historik të muzeut ashtu edhe me koleksionin e tij të pasur të artit të tij. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Picasso u largua nga Parisi dhe u zhvendos në jug, ku jetoi deri në fund të jetës së tij. Drejtori i muzeut "Antibes", Chateau Grimaldi i ofroi Picasso-s hapësirë në muze për studion e tij dhe falë kësaj, ai i la 23 piktura dhe 44 vizatime, të cilat gruaja e tij Jacqueline i shtoi më vonë në muze bashkë me dhjetëra punime shtesë.
Aplikacioni i muzeut, Picasso Antibes, ofron 21 video të shkurtra, secila kushtuar një vepre në muze.
Muzeu Kombëtar i Pacasso-s në qytetin e Vallauris është një vend që shumë turistë e anashkalojnë, por tani mund ta shohin të gjithë lehtësisht në internet. Në atë vend, Picasso pikturoi dy nga veprat e tij më të mëdha pas luftës. Njëra ishte "Paqja" e tjetra "Luftë", të dyja mund të shihen në një galeri fotosh në faqen kryesore të muzeut.

Si turistë virtualë, ne mund të kalojmë te "Museo Nacional Centro de Arte Reina Sofía" në Madrid për të krahasuar "Luftën" me deklaratën më të madhe kundër Luftës nga Picasso, "Guernica". Një video e postuar në YouTube nga Go Spain TV paraqet një histori të pikturave dhe studime të lidhura në galeritë e muzeut.

https://youtu.be/gT4gAxJkNC4


Fundi i udhëtimit është Museu "Picasso Málaga" në qytetin ku Picasso lindi në 1881. Në vitin 1954, Picasso i ishte përgjigjur një ftese për dhuruar “një dyzinë me vepra”, por diktatura e Francisco Franco parandaloi për dekada çdo veprim për të përfunduar një dhurim i tillë. Kur ideja u rimendua pas vdekjes së Picasso-s, trashëgimtarët e tij morën drejtimin, veçanërisht nusja e djalit të tij Christine Ruiz-Picasso dhe nipi i tij, Bernard. Dhuratat e tyre për muzeun paraqesin një pjesë të madhe të trashëgimisë së tyre, kështu që koleksioni i këtij muzeu gjithashtu bazohet në pronat private të Picasso-s dhe shtrihet në të gjithë karrierën e tij.
Faqja e muzeut në internet lejon shikuesit të eksplorojnë gati 80 vjet karrierë të Picasso-s, çdo gjë falas.
Burimi:WallStreetJournal. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë