Analize

Një tjetër Luftë e Ftohtë ka filluar

Gara ushtarake mes Amerikës dhe Kinës do të përcaktojë të ardhmen e shekullit të njëzetenjëtë. Dhe Kina është një kundërshtare më e frikshme sesa Rusia.

Ky rivalitetet po arrin kulmin, duke mos u kthyer në asgjë më pak sesa një Luftë të Re të Ftohtë. Sulmet e vazhdueshme kibernetike ndaj anijeve amerikane, të dhënave të personelit të Pentagonit apo institucioneve europiane janë një lloj e re lufte, por me mjete të tjera. Kjo situatë do të zgjasë dekada dhe do të përkeqësohet, pavarësisht marrëveshjeve tregtare mes presidentëve kinezë dhe amerikanë .

Lufta e re e ftohtë është e përhershme për shkak të një sërë faktorësh gjeopolitik, të cilat gjeneralët dhe strategët i kuptojnë, por shumë zyrtare në Bruksel, Pekin dhe Uashington preferojnë t’i mohojnë. Marrëdhënia e SHBA-së dhe Kinës është më e rëndësishmja në botë dhe një luftë e ftohtë mes tyre ka shumë pasoja të drejtëpërdreja mbi ekuilibrat e rendit global.

Kinezët janë të vendosur të shtyjnë forcat detare dhe ajrore të SHBA-ve larg Paqësorit Perëndimor, ndërkohë që ushtria amerikane duket se është e vendosur të qëndrojë.. Për Pekin deti i Kinës Jugore ka aq rëndësi ka kishin Karaibet për SHBA-në në shekujt e 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Zgjerimi në këtë zonë i mundëson Kinës që të kontrollojë Paqësorin dhe Oqeani Indian, si dhe të rrethojë Tajvanin. Kjo strategji është e njëjtë me mënyrën se si kontrolli mbi Karaibet u mundësoi Shteteve të Bashkuara të kontrollonin strategjikisht hemisferën perëndimore, duke u bërë kështu vendi më me ndikim në dy luftëra botërore. Për Shtetet e Bashkuara, fuqia botërore filloi me Karaibet, ndërsa për Kinën, fillon me Detin e Kinës Jugore.

Por amerikanët nuk kanë ndërmend të lëvizin nga Paqësori Perëndimor. Sipas rendit të vendosur nga Amerika, Uashingtoni është fuqia që kontrollon Paqësorin. Ky kontroll filloi me Japoninë në vitin 1853, me nënshtrimin dhe pushtimin e Filipineve duke filluar nga viti 1899, vendosjen e bazave ushtarake në ishuj e Paqësorit gjatë Luftës së Dytë Botërore, rindërtimin e Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe luftërat në Korënë e Veriut dhe Vietnam. Më e rëndësishmja është se aleancat aktuale të Uashingtonit shtrihen nga jugu i Japonisë në Australi.

Flota kineze në Detin e Kinës Jugore

Megjithatë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i druhet më shumë kërcënimit të Kinës sesa Rusisë. Ai e konsideron Kinën si një fuqi teknologjike që i ka shpëtuar mbikëqyrjes burokratike të Amerikës dhe që ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara në rrjetet 5G dhe sistemet e mbrojtjes digjitale. (Silicon Valley nuk do të bashkëpunojë kurrë me Pentagonin në shkallën që bashkëpunon sektorit i teknologjisë së lartë të Kinës me qeverinë e saj) Kina është kërcënimi i vetëm me të cilin ushtria e amerikane është duke matur tanimë veten.

Më e keqja është se teknologjia është duke e inkurajuar këtë konflikt në vend që ta lehtësojë. Duke qenë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina tani jetojnë në të njëjtin ekosistem dixhital, ku kufijtë nuk janë më mijëra milje, por një klik në tastiere, lufta për “terren” është më e mundur se kurrë. Kina mund të hyjë në rrjetet e biznesit dhe ushtrisë amerikane, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të hyjnë në të tyren. Oqeani Paqësor nuk është më pengesë ashtu si dikur.

Ndoshta e gjitha kjo nuk mund të çojë drejt një luftë të përgjakshme, por vitet e fundit shanset janë rritur ndjeshëm. Kjo ka të bëjë me më shumë se thjesht paradigmën e famshme të t frikës, nderit dhe interesit. Ajo ka të bëjë me faktin sesa me gjaknxehtësi mund të marrin kinezët një çështje të tillë si Tajvani, dhe sa lehtësisht mund të ndodhin një incident ajrore dhe detare mes dy vendeve.

Flota amerikane në Detin e Kinës Jugore

Sa më shumë luftanije kineze dhe amerikane të vendosen në Detin e Kinës Jugore, aq më pak kontroll do të kenë që të dyja palët mbi incidentet e mundshme në Paqësor. Siç e dimë të gjithë, shumë luftëra kanë filluar për shkak të incidenteve të parëndësishme. Dhe një konflikt i nxehtë në Detin e Jugut apo Kinës Lindore do të ndikojë në sistemin financiar botëror shumë më tepër se rënia e Irakut, Sirisë, Libisë apo Jemenit.

Ajo që e mbajti Luftën e Ftohtë “gjallë” ishte frika nga bombat e hidrogjenit. Kjo vlen shumë më pak për këtë luftë të re të ftohtë. Përdorimi i armëve bërthamore dhe epoka e testimit të tyre në atmosferë vazhdojnë të largohen nga kujtesa, duke i bërë politikat në të dyja anët më pak të tmerruar nga armët e tilla sesa paraardhësit e tyre në vitet 1950 dhe 1960.

Asaj që duhet t’i druhemi vërtetë, nuk është një Kinë në rritje, por një rënie. Një Kinë ekonomia e së cilës po ngadalësohet, në prag të krijimit të një klase të mesme të konsiderueshme, me një kategori të re nevojash dhe kërkesash, është një Kinë që mund të përjetojë më shumë tensione shoqërore dhe politike në dekadën e ardhshme, duke rritur kështu edhe mundësitë për trazira politike.

Ato mund ta inkurajojnë udhëheqësit e ardhshëm të Kinës që ta përdorë më tej nacionalizmin si një mjet për kohezionin social. Edhe pse skeptikët, sidomos në komunitetin ndërkombëtar, e shohin detin Kinës Jugore si grup shkëmbinjsh nënujor, për kinezët Tajvani dhe Deti i Kinës Jugore është territor i shenjtë. Dhe fakti i vetëm që pengon Kinën që të bëhet edhe më agresive në Detin e Kinës Lindore është frika se Japonia mund ta mposhtë në një konflikt të hapur, diçka që mund të vërë në pikëpyetje stabilitetin e vetë Partisë Komuniste . Kështu që Kina do të presë disa vite derisa të tejkalojë Japoninë me fuqinë detare dhe ajrore.

Në të vërtetë, kjo luftë e re e ftohtë është më e ndjeshme ndaj emocioneve të paarsyeshme të nxitura nga krizat ekonomike sesa Lufta e Vjetër e Ftohtë. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kishin ekonomi të brendshme që ishin shumë më të mbrojtura nga forcat destabilizuese të globalizimit sesa ekonomitë amerikane dhe kineze tani. Është pikërisht bashkimi i tensioneve ushtarake, tregtare, ekonomike dhe ideologjike, të kombinuara me destabilizimin e shkaktuar nga epoka digjitale ajo që ka krijuar një cikël të pamëshirshëm tensionesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. /Foreing Policy/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë