Futboll

Një tjetër italian në Superiore, Dinamo ia beson stolin Rodolfo Vanolit

Gazeta Si - Dinamo ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli, pas humbjes ndaj Kukësit, që e ka zbritur këtë skuadër në vend të parafundit, në rrezik serioz për të rënë nga kategoria. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit kanë menduar për ndryshimin e tretë në stol.

Bledar Devolli largohet nga Dinamo. Gazeta Si, 14 mars 2022

Dhe këtë herë ata kanë zgjedhur një italian: Rodolfo Vanolin, një 59-vjeçar që ka drejtuar disa skuadra në Itali, Zvicër dhe Slloveni. Ekipi i fundit që ai ka drejtuar është Koper në Slloveni. Po ashtu, Vanoli ka qenë drejtor teknik tek Udineze dhe CSKA-ja e Sofies.

Italiani do të mbërrijë në Tiranë ditën e martë dhe do të marrë menjëherë drejtimin e Dinamos, duke drejtuar seancën e parë stërvitore. Ai do të debutojë në stolin blu në derbin me Tiranën. Vanoli është italiani i radhës në futbollin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë