Media Galeri

“Një tavolinë për dy” e braktisur në mes të pyllit

“Duket se kanë qenë një çift të rinjsh dhe pasi kanë mbaruar drekën, janë larguar duke lënë gjithçka këtu”, thotë fotografi Ashley Cooper për një tavolinë të braktisur në pyllin e Cumbrias, Angli.

Cooper tha se kur gjeti për herë të parë tavolinën dhe karriget, rreth 300 metra nga rruga, ai mendoi se ishte një instalim arti.

Por kur u afrua e pa që është thjesht një tavolinë e braktisur.

Zona ku u gjet konsiderohet si një nga më spektakolaret në Cumbria.

Cooper thotë se me siguri çifti u lodh duke e sjellë tavolinën deri aty dhe kanë vendosur ta lënë atje.

Ai thotë se i ndodh shpesh herë të shohë “sjellje” të tilla nga vizitorët të cilët dukshëm, nuk kanë respekt për natyrën.

“Këtyre njerëzve nuk u mungojnë paratë, por u mungon ndërgjegjja dhe përgjegjësia shoqërore”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë