Shendet

Një sy gjumë gjatë ditës i bën mirë trurit

Gjetja e kohës për një dremitje gjatë ditës është e mirë për trurin tonë dhe e ndihmon trurin të plaket rreth 3 deri në 6 vite më vonë sesa normalisht.

Studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër rekomandojnë se një sy gjumë, më pak se gjysmë ore ka një ndikim shumë të madh në tru.

“Edhe pse jo të gjithë kanë mundësi të flenë disa minuta gjumë gjatë ditës, të gjithë duhet të mundohen të flenë të paktën atëherë kur kanë mundësinë”, thotë Victoria Garfield, studiuese.

Garfield thotë se këshilla për të fjetur është "diçka mjaft e lehtë" për t'u bërë në krahasim me humbjen e peshës ose ushtrimet që janë të vështira për shumë njerëz.

Studiuesit thonë se truri natyrshëm zvogëlohet me kalimin e moshës dhe dremitja do ndihmonte që ky zvogëlim të vinte në mënyrë graduale.

Shëndeti i përgjithshëm i trurit është i rëndësishëm për mbrojtjen kundër demencës dhe sëmundje të tjera.

Studiuesit sugjerojnë se gjumi i dobët e dëmton trurin me kalimin e kohës duke shkaktuar inflamacion dhe duke ndikuar në lidhjet midis qelizave të trurit.

Ekipi mori të dhëna nga 35,000 njerëz, të moshës 40 deri në 69 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë