Ushqim

Një smoothie ideal për ditë të nxehta nga nutricionistja Diola Dosti

Smoothie është një pije e bërë nga fruta ose perime të papërpunuara të grira imët dhe shoqëruar me ujë ose qumësht. Smoothiet shpesh kanë një bazë të lëngshme siç është uji, lëngu i frutave, qumështi i bimëve. Smoothie mund të bëhen duke përdorur përbërës të tjerë, të tilla si akull të grimcuar, ëmbëltues, uthull ose mjaltë dhe janë një zgjidhje shumë e mirë për t’u freskuar ditët e nxehta të verës.
Smothiee me banane, mollë dhe fiq
Kalori : 201 Cal / për racion
Përgatitja : 10 minuta.
Sasia e përbërsve:
*1/2 Banane
*2-3 Fiq
*1/2 Mollë Jeshile
*100 ml Ujë Mineral
*Vanilje
*Pluhur Kanelle
Qëroni dhe prisni në kubikë të vegjël bananen dhe mollën. Përgjysmoni fiqtë dhe pastroni lëkurën. Shpërbeheni në një blender së bashku duke përfituar një masë homogjene dhe shijojeni.
Çfarë përfitojmë?
Bananet janë ushqim i shkëlqyeshëm për fitnesin, sepse frutat ekzotike përmbajnë një pjesë të mirë të magnezit për nerva të forta dhe funksion të shëndetshëm të muskujve. Bananet dhe fiku sigurojnë energji për nië stërvitje tjetër. Në vend të fikut, frutat e tjerë të ëmbla si dardha janë gjithashtu të përshtatshme në këtë smoothie.
Receta e marrë nga nutricionistja Diola Dosti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë