Media Galeri

Një shëtitje me gjysëm nëndetësen e parë në Shqipëri për të parë gjithë botën nënujore të Sarandës

Kush ka pasur mundësinë të ulet në një nëndetëse dhe nga xhamat mund të shohë peshqit dhe gjithë arkitekturën nënujore?

Gjysmë nëndetësja turistike në Sarandë është për këdo që do një shëtitje ndryshe, që do detin, është kurioz të shohë botën nënujore, të dëgjojë historinë dhe shohë nga afër anijen luftarake italiane të mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ka një botë nën ujërat që notojmë të gjithë dhe për herë të parë, kushdo mund ta shohë atë botë me “Si Saranda”.

Të shumtë janë turistët si vendas ashtu edhe të huaj që kanë bërë një udhëtim 60 minutash duke mbetur thjesht të mahnitur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë