Ushqim

Një restorant i ri mesdhetar në Mançester nga një i ri beratas

Nga Gazeta Si - Një restorant i ri mesdhetar sapo është hapur në “The Northern Quarter” në Mançester të Anglisë, duke sjellë një përzierje të mishit të tymosur dhe verërave të lashta në një lagje shumë atraktive të qytetit.

I quajtur “Pupa Restaurant”, ai manifeston një gamë të plotë shijesh europiane: duke shërbyer pjata me halloumi të pjekur në skarë, mish të përzier dhe peshk të pjekur në skarë së bashku me një listë verërash të zgjedhura me kujdes, të bëra nga xhaxhallarët e pronarit të saj në Shqipëri.

I hapur nga Armando Pupa, një kuzhinier 27-vjeçar, i cili ka punuar për një sërë restorantesh të ndryshme brenda dhe përreth qytetit, restoranti krenohet me listën e saj të veçantë të verërave me një zgjedhje prej katër llojeve të ndryshme: Puls i Arte i Beratit, Serina e kuqe, Dodona dhe Serina Rose.

Secila vjen me kombinimin e vet të rekomanduar. Puls i Artë i Beratit është e bardhë, e përsosur me ushqim deti të papërpunuar dhe të pjekur në skarë ose mish të bardhë, ndërsa Dodona e kuqe, një përzierje e tri llojeve rrushi të ndryshëm, shoqërohet më së miri me proshutë, pulë të pjekur në skarë dhe mish të kuq.

Diku tjetër, një listë më e gjerë verërash gjendet së bashku me një përzgjedhje të koktejeve, birrave dhe pijeve të buta klasike dhe të njohura – por risia kryesore janë verërat, të gjitha të importuara nga një punishte vere familjare me të njëjtin emër në Berat, Shqipëri.

Në meny, do të gjeni një pjesë të madhe të skarës, copa të buta qengji, copa bifteku dhe karkaleca të lyera me hudhër pikante dhe gjalpë, patate të skuqura, sallatë dhe oriz të gjitha të shërbyera veçmas.

Diku tjetër, një listë tjetër, duke përfshirë kallamarë, ullinj të përzier dhe kroketa shtëpie të mbushura me djathë dhe proshutë premtojnë të rregullojnë vaktin tuaj në mënyrë perfekte, përpara se të përfundoni me ëmbëlsira si cheesecake, mousse me karamel dhe kek me çokollatë.

Krahas një liste me pjata me shije mesdhetare, darkuesit do të gjejnë gjithashtu një listë të hamburgerëve dhe pjata me mishra që janë marinuar për orë të tëra përpara se të kalojnë mbi qymyr druri të ndërtuar posaçërisht në restorant.

I pozicionuar në “The Northern Quarter” nën kujdesin e pronarit të saj të ri “Pupa” po i jep jetë të re një lagjeje që ka qëndruar bosh prej vitesh.

Me mish qingji në hell, krahë pule, oriz mesdhetar, sallatë greke dhe perime të zeza që sigurisht do të joshen grupe të mëdha njerëzit, pasi të hasen me dicka ndryshe në këtë cep të qytetit.

Ndërsa ka qenë tashmë i hapur për një muaj, këtë të premte më 7 tetor, restoranti do të organizojë një festë për të takuar fqinjët e rinj të lagjes.

Nga ora 17:00, Pupa do të hapet dhe ekipi do të shpërndajë së bashku me një sërë pjatash dhe ëmbëlsirash joshëse mesdhetare.

Stafi do të shpërndajë gjithashtu kupona për 10% ulje në ushqime dhe pije që do të jenë të vlefshme për përdorim deri në fund të nëntorit.

Pupa është e hapur shtatë ditë në javë nga ora 5-22:00 nga e hëna në të mërkurë dhe nga ora 12-22:00 nga e enjtja deri të dielën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë