Ekonomi

‘Një republikë banane’, situata me Credit Suisse po rrezikon reputacionin e Zvicrës dhe frangës

'Vdekja' e bankës gjigande Credit Suisse, përveç se rrezikoi të gjithë tregjet financiare, tani po rrezikon dhe reputacionin e Zvicrës si një vend i qëndrueshëm, me një ekzekutiv që sugjeron se investitorët tani do ta shikojnë vendin malor të Europës Qendrore si "një republikë financiare banane".

UBS, tashmë banka më e madhe zvicerane, ra dakord të dielën që të blejë ish-rivalin e tij, Credit Suisse për 3.2 mld dollarë, pas një marrëveshje me qeverinë.

Autoritetet dhe rregullatorët zviceranë ndihmuan në marrëveshje, në mes të frikërave të “infektimit” të sistemit global, pas kolapsit të dy bankave tjera në SHBA.

Marrëveshja e shpëtimit, do të thotë se Zvicra, një vend i varur në financë për ekonominë e vet, po shikon dy bankat e saj më të mëdha, të shkrihen në një.

“Zvicra dhe ideja se ajo është qendër financiare, është shkatërruar”, -tha Octavio Marenzi, kreu i Opimas, një firmë menaxhimi. "Vendi tani do të shihet si një republikë financiare banane."

“Shkrirja e Credit Suisse do të ketë pasoja serioze për institucionet e tjera financiare zvicerane. Një reputacion mbarëkombëtar me menaxhim të kujdesshëm financiar, mbikëqyrje të shëndoshë rregullatore dhe, sinqerisht, është zhdukur",- tha Marenzi.

Aksionet e UBS u rritën të martën e 21 marsit në 4%, duke zgjeruar fitimet e saj. Credit Suisse, po vazhdon me rënie, pas një zhvlerësimi 55%.

Po franga zvicerane a do të jetë më “parajsa e sigurtë”?

“Një element i gjithë këtij presioni bankar që kemi parë gjatë ose dy javëve të fundit është se në fakt po, ne kemi parë paqëndrueshmëri të madhe në tregjet e kapitalit, paqëndrueshmëri të madhe në tregjet me të ardhura fikse dhe gjithashtu në tregjet e mallrave, por shumë pak paqëndrueshmëri në tregjet valutore,” -tha Bob Parker, këshilltar i lartë në Shoqatën Ndërkombëtare të Tregjeve të Kapitalit, për - CNBC të martën.

I pyetur se si investitorët mund të mendojnë tani për reputacionin e Zvicrës mbi stabilitetin, Parker u përgjigj: "Kur isha në Zyrih javën e kaluar, kjo në fakt ishte një temë e nxehtë".

Ai tha se kishte pasur një debulesë modeste në frangën zvicerane kundrejt euros ditët e fundit, duke vënë në dukje se ky është çifti i monedhës ku fokusohet Banka Kombëtare Zvicerane.

Një euro u pa të tregtohej me 0.9961 franga zvicerane të martën në mëngjes, duke u dobësuar nga 0.9810 në krahasim me 14 mars.

“Ne jemi kthyer afër barazisë në franga-euro zvicerane. Pra, mendoj se për t'iu përgjigjur pyetjes suaj, po, deri diku franga zvicerane si një monedhë e sigurtë ka humbur një pjesë të joshjes së saj. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, -tha Parker.

“A do të rifitohet? Ndoshta po, do të argumentoja se ky është një lloj efekti afatshkurtër,” shtoi ai.

Burimi:CNBC/Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë