Ushqim

Një prej restoranteve më të vështirë për t’u rezervuar kthehet në lokal vere e sanduiçësh

Teksa masat izoluese të koronavirusit po lehtësohen rreth botës, një prej restoranteve më të mirë në botë “Noma” në Kopenhagen të Danimarkës ka njoftuar të premten se do të rihapet javën e ardhshme me një koncept të ri: Një lokal vere në ambient të hapur me dy burger në menu, ku njëri prej tyre do të jetë me mish e tjetri vegjetarian. (Burger-i është i ngjashëm me sanduiçin)  

Foto e një burgeri nga Noma

Në një deklaratë të dhënë në sajtin e biznesit, ekipi i “Noma” shprehet: “Të enjten, më 21 maj në orën 1 të mbasdites ne do të hapim një bar vere në ambient të hapur, në oborret tona të bukur në Noma me pamje nga liqeni. Hajdeni siç jeni, nuk do të ketë rezervime, ne jemi të hapur për këdo”.

Ky përbën goxha ndryshim për një biznes që më përpara ishte një prej bar-restoranteve më të vështirë për të rezervuar e që të duhej të paguaje me qindra dollartë për të darkuar e pirë (njëra prej menuve të tyre me ushqime deti së bashku me verë kushtonte rreth 580 dollarë).

Restoranti u mbyll në mes të marsi prej koroanvirusit. Por teksa Danimarka po nis të rihapet, pas dy muajsh danezët fatlumë kanë fatin të kenë një eksperiencë të re të bar-restorantit “Noma”.

Foto nga bar-restoranti Noma 2.0

Nuk është hera e parë për Nomën që po ndryshon stilin e saj. Themeluesi i këtij biznesi Rene Rexhepi e ka mbyllur versionin e parë të restorantit pas 14 vitesh operimi për të nisur në 2018-n me një koncept të ri të quajtur Noma 2.0. Ndërkohë Rexhepi ka hapur dhe bar-restorante të tjerë të vegjël në Japoni, Meksisë e madje e një tjetër poshtë një ure në Danimarkë.

Rene Rexhepi themeluesi i Nomas

Zhdërvjellësia e këtij restoranti dhe ekipit të tij është një prej atributeve më të famshëm së bashku me sjelljen e kuzhinës nordikes në vëmëndjen e gastronomëve me famë botërore.

Pas hapjes së lokalit me verë Rexhepi planifikon të rihapë “Noma-n” origjinale e të re në pak kohë.

Foto nga Noma në Meksikë

“Mbyllja për kaq kohë të gjatë do të thotë se do i duhen disa javë ekipit tonë të rikthehet në kuzhinë në nivelet siç kemi qënë dikur, përpara se të mbylleshim nga pandemia. Ne akoma nuk kemi një datë zyrtare për hapjen e restorantit, por më shumë informacion do të ndajmë me ju së shpejti”, shprehet Rene Rexhepi.

Ky artikull është marrë nga CNN dhe është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë