Treg

Një platformë shqiptare e Inteligjencës Artificiale për të tregtuar monedha virtuale

Krijuesi synon tregun ndërkombëtar

Është i qetë, fjalëpakë, kurioz dhe eksperimenton me kilometra në orë. Është sjellë nga inxhinieria te programimi, nga krijimi i automjeteve artizanalë te prodhimi i kriptovalutave dhe krijimi i platformave për të menaxhuar prodhimin e tyre.

Së fundmi një platformë e inteligjencës artificiale për të tregtuar monedha virtuale. Ajo quhet FomoBot.ai.  Kjo është e para e këtij lloji në Shqipëri, por është krijuar me synimin për të kaluar kufijtë gjeografikë.

“Duke parë  boshllëqet që ky treg krijon me luhatjen shumë të madhe të çmimeve dhe duke marr parasysh  eksperiencën  që kemi marr nga Miner.al (platforma e menaxhimit të piasjeve të prodhimit të monedhave virtuale), vendosëm të ndërtojmë një  AI (Inteligjencë artificlaje) e kombinuar me ML (Machine Learning) e cila ushqehet me indikator të ndryshëm dhe kalkulime të ndërlikuara matematikore, të cilët ndihmojnë bërjen e një parashikimi afatshkurtër për ecurinë e tregut”- tregon për Gazetasi.al Kadri Manaj, krijuesi i platformës.

Kadri Manaj, programues

I riu 28 vjeç ka filluar një vit më parë, në kohën e pandemisë  për të shkruar kodin e platformës. Pandemia si te pakkush, solllu frymëzim dhe kreativitet tek Manaj.

Ditë pas dite, tregon ai,  kodi  përmirësohej dhe stimulohej për të kuptuar që çfarë ishte i aftë të bënte.

“Pas shumë dështimeve apo më saktë mungesës së efiçensës erdhi momenti që në dhjetor ne të bënim stimulim real  me vlera të vogla për të kuptuar reagimin  e vërtetë të tij.
Kemi  afërsisht 5 muaj që e testojmë. Shifrat janë shumë premtuese dhe ne vet nuk na besohet, por jemi me këmbë në tokë dhe presim që nga sfida në sfidë të mësojmë akoma më shumë për FomoBot.ai dhe gjithashtu dhe ai më shumë nga ne”- tregon për Gazetasi.al Kadri Manaj.

Manaj thotë se vlera ka goxha krijimi i një platforme të tillë, por kosto  të drejtpërdrejta jo, pasi janë përdorur njohuritë dhe mundësitë logjistike që ishin ekzistuese nga projekti miner.al.

Platforma e re FomoBot.ai. i shërben një komuniteti i cili dëshiron të investojë në këtë treg, por ka pak njohuri , eksperiencë dhe kohë për tu marrë.

FomoBOT është njëmjet i cili integrohet me protofolin dixhital të klientit duke përdorur një  platformë të tretë. Me fjalë të thjeshta,  ky BOT menaxhon llogarinë tuaj  të kriptove duke patur akses vetëm për të blerë dhe për të shitur monedha.

Fomo është term që përdorin personat të cilët punojnë në bursë dhe nënkupton frikën nga humbja (The fear of missing out). Dhe ky sistem këtë gjë bën; minimizon frikën dhe riskun që ky treg shoqërohet çdo moment.

Për të operuar me platformën duhet të kesh ose e krijon një llogari në (Binance) dhe më pas e lidh nëpërmjet një API me FomoBOT. Investimi minimal është 1 mij dollar i cili  investohet në Binance dhe FomoBot menaxhon nëpërmjet sajë protofolin e klientit.

Programuesi i ri në moshë, por me eksperiencë disa vjeçare në këtë fushë, zbulon se pavarësisht stadit ekonomik të vendit dhe situatës ku ndodhemi, tregu i monedhave virtuale  ka interes të madh në këtë moment në Shqipëri dhe ai beson që kërkesa do jetë e lartë për këtë treg dhe për platformën e krijuar prej tij.

Klientët e parë janë shokët dhe miqtë  tanë  të cilët kanë qenë skeptikë në javët  e para, por tani janë më të qetë. Ne jemi duke u konsoliduar dhe me pjesën e legjislacionit në Shqipëri  për të qenë në përputhje me çdo ligj të këtij shteti.”- thotë Manaj.

Ai kapritshmeri të mëdha. Që në nisje ky projket nuk ka qenë për të një synim operimi lokal, por një treg ndërkombëtar pasi interneti nuk ka barrjera apo kufijë.

Manaj shpjegon se ka kaluar fazën më të vështirë të nxjerrjes së një produkti, i cili ka vlerë dhe është tepër funksional. Tani, thotë ai,  na ngelet të bëjmë dhe marketingun po aq mirë sa kemi bërë pjesën tjetër për të arritur një sukses dhe në vende qe janë shumë kilometra  larg nga ne.

Kadriu është një djalë me talent dhe takimi i tij me inxhinierinë dhe teknologjinë nuk ka nisur në kohën e të qenit student, por shumë herët.

Në moshë 13 vjeçare sëbashku me shokun e tij të ngushtë ai krijoi makinën e parë artizanale në një shtëpinë e braktisur të prindërve në Plykë të Fierit. Mandej në 2009 ai nisi të ndërtojë makinën e parë artizanale Lotus ngjyrë portokalli. Ai ëndërronte të ndërtonte shqiptare të ndërtimit të automjeteve artizanale, por mungesa e rregullimit me ligj për pranimin e këtyre makinave e ka bërë Kadri Manaj pesimist duke e detyruar ta mbajë makinën e krijuar të kyçur dhe të mos e nxisë të vazhdojë ëndrrën e tij.

Mandej ai i është dedikuar teknologjisë, fokusuar në programim. Kurioziteti e bëri që ti hynte prodhimit të monedhave virtuale, e më tutje të ndalonte dule u përqendruar në krijimin e një platforme dixhitale, një sistemi smart që monitoronte paisjet e klientëve të tij që prodhonin monedha të ndryshme dhe ndodheshin në të gjitha anët e globit.

Në fillim ka qenë pagesa që unë merrja për punët që kryeja online pasi profesioni im është  programues. Më pas u  “detyrova” në një farë mënyre që dhe unë ta përdorja për të blerë programe apo kode të ndryshëm online që ndihmonin veprimtarinë time. U bëra dhe kurioz që të kuptoja si funksiononin në detaje. Bëhet fjalë për vitin 2014-2015. E them me plot bindjen që kurioziteti ka qenë në fillim joshja më e madhe që kam pas për këtë fushë. Në fakt kërkesat e klintëve kanë qenë një shtysë goxha e madhe për të  mësuar dhe gjëra që nuk do I mësoja kurrë nëse do kisha fokus të mësoj. Eksperienca që të jep qëndrimi në këtë lloj tregu të bën që përditë duhet të jesh i informuar se çfarë të rejash dalin.
Si fillim për arsye të sigurisë duhet të jesh koherent dhe më pas dhe për vijushmërinë e proceseve të tjera që ka ky sektor" tregon Kadri Manaj.


Ai është i kënaqur me ecurinë e platformës miner.al. Ajo numëron 300 klientë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të botës dhe ka një trend rritës nga dita në ditë teksa tregu I monedhave virtuale dhe teknologjia blockchain po merr një hov të madh kudo në botë, por edhe në Shqipëri. Pasi Shqipëria është e dyta në Europë pas Maltës që ka miratuar një ligj gjithpërfshirës për funskionimin e tregut Financiar mbi bazën e Teknologjisë së Regjistarve të Shpërndarë.

“Pas daljes  në një emision televiziv në lidhje me Bitcoin, kam patur një  lum mesazhesh, telefonata , takime kanë ndodhur me persona që kishin qenë kurioz prej kohësh dhe gjetën një mundësi që ta dëgjonin shqip, me fjalë të thjeshta e të kuptueshme.
Pjesa më e madhe e shihnin si mundësi të mirë investimi duke u nisur dhe me daljen e ligjit të ri. Jam habitur nga interesi i madh që ka pasur dhe nga persona të cilët e kishin dëgjuar rishtazi. Kërkesa për të investuar në këtë fushë është rritur frikshëm duke parë tregun përditë. Mendoj që rregullimi me ligje i kësaj fushe do i hapë dyert dhe shumë bizneseve të huaja  që do investojnë këtu në të ardhmen. Gjithashtu tregu prej vitesh është ekzistent pavarsisht se ka qenë informal. Besoj se me kohën qeveria do krijojë besimin tek individë të ndryshëm që të formalizohen si çdo biznes tjetër I ligjshëm që operon në shtetin tonë”- shpjegon Manaj.

Me miratimin e ligjit në parlamentin shqiptar shtatorin e vitit të kaluar, shumë kompani që prodhonin monedha virtuale në ilegalitet, kanë dashur të ligjërojnë aktivitetin e tyre duke iu drejtuar Qendrës Kombëtare të Biznesit për tu regjistruar. Aktualisht priten të miratohen aktet nënligjore, të cilat sipas bazës ligjore në fuqi duhet të kishin dalë në fund të muajit mars, pra 6 muaj nga miratimi i ligjit.

Mendohet se tregu i monedhave virtuale në Shqipëri kap vlerën e mbi 2 mld eurove.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë