Ushqim

Një pjatë jeshillëqe në ditë mjafton për të mbajtur zemrën të shëndetshme

Sipas një studimi të fundit nëse hani një pjatë me zarzavate jeshile në ditë, do të keni një shëndet më të mirë të zemrës. Studimi i realizuar tek një grup prej 50,000 njerëz dhe kishin presion të ulët të gjakut. Vetëm një pjatë është ajo që studiuesit e quajnë konsumim “të moderuar” dhe duhet të jetë një qëllim edhe për njerëzit që nuk i pëlqejnë zarzavatet. Këto produkte përmbajnë nitratet distike, që gjenden në perimet jeshile dhe nxisin prodhimin e oksidit të azotit. Dihet tashmë që oksidi i azotit, një gaz i prodhuar natyrshëm nga trupi dhe i bartur në gjak, ndihmon enët e gjakut të zgjerohen, duke ulur kështu presionin e gjakut.

Presioni i lartë i gjakut i njohur gjithashtu si hipertension është një nga faktorët kryesorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (CVD), të tilla si sëmundja e arterieve koronare dhe sulmet në zemër. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku numër një i vdekjeve në mbarë botën, duke marrë rreth 17.9 milion jetë çdo vit.

"Rezultatet tona kanë treguar se duke ngrënë thjesht një pjatë me perime të pasura me nitrate të papërpunuara çdo ditë, njerëzit mund të jenë në gjendje të ulin ndjeshëm rrezikun e tyre të sëmundjes kardiovaskulare", tha autori i studimit Catherine Bondonno nga Univeristeti Edith Cowan në Australinë Perëndimore.

Për ata që e kanë të vështirë të hanë perime sepse nuk u pëlqen shija, shkencëtarët thonë se mund të përdorin  smoothiet. Sipas Bondonno këto mënyra janë efikase për të marrë sasitë e duhura të vitaminave.

Studiuesit ekzaminuan edhe të dhënat për dietën dhe hipertensionin edhe tek  53,150 njerëz që banojnë në Danimarkë.

"Reduktimi më i madh i rrezikut ishte për sëmundjen e arterieve periferike, një lloj sëmundje zemre e karakterizuar nga ngushtimi i enëve të gjakut të këmbëve. Megjithatë, ne gjithashtu gjetëm se njerëzit kishin një rrezik më të ulët të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru," tha Bondonno.

Studimi, i botuar në Revistën Evropiane të Epidemiologjisë, shton prova në rritje që lidhin perime me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe forcën e muskujve. Analiza e tyre zbuloi se njerëzit me konsumin më të lartë të rregullt të nitratit kishin një gjendje më të mirë shëndetësore.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë