Media Galeri

Një perlë si Kisha e Shën Mërisë në mes të Liqenit të Prespës

Kisha e Shën Mërisë në ishullin e Maligradit, një Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i është nënshtruar së fundmi rikonstruksionit pas më shumë se 50 vitesh. Punimet u kryen nga restauruesit vendas dhe të huaj, financuar nga banka gjermane KFV, së bashku me projektin e rezervës së biosferës. 22 vullnetarë europianë, profesionistë nga fusha të ndryshme të konservimit të gurit e të drurit, arkitektë dhe restaurues, nisën punën prej datës 1 shtator për të konservuar të gjithë pjesën e çatisë dhe pjesët e tjera. Çka është më e rëndësishme është që ky projekt nuk konsiston vetëm në restaurimin e Kishës së Maligradit, por synon të krijojë një infrastrukturë shumë lehtësuese për turistët.
Kisha e Shën Mërisë është pasuri e rralle kulturore e cila ndodhet ne nje ishull qe ne vetvete përmban një trashëgimi te jashtëzakonshme natyrore. Sipas “European Heritage Volunteers”, ky është një sajt i trashëgimisë kulturore shumë i vogël por me një pasuri të jashtëzakonshme. Ndodh rrallëherë në Evropë të kesh site të tilla të trashëgimisë afër natyrës. Kisha gjendet, në një shpellë, në mes të një ishulli në mes të një liqeni, në mes të një parku ujor. Ishulli ka një gjatësi rreth 800 metrash e gjerësi rreth 200 metra dhe rrethohet nga shpate shumë të pjerrët, me përjashtim të pjesës perëndimore të tij. Në këtë ishull ka bimësi natyrore barishtore dhe shumë pak shkurre, shpella e zgavra karstike.

Shpella e Kishës së Shën Mërisë brenda Ishullit të Maligradit, në Liqenin e Prespës (foto poshtë). Kisha e Shën Mërisë është një themelim i shekullit XIV dhe ka shërbyer si qendër shpirtërore për prijësat shqiptarë. Mbishkrimet në këtë kishë u përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti.

Për herë të parë në afresket e kësaj kishe (foto poshtë) vërehen tentativa në mënyrë arkaike dhe naive të disa përfytyrimeve të shenjta. Kemi figurën e Shën Mërisë të pikturuar në shkëmb që datojnë që nga shek V.

Turistë vendas në Ishullin e Maligradit, në Liqenin e Prespës (foto poshtë). Një vit më parë ky ishull u vizitua nga 100 mijë turistë, kryesisht të huaj. Këtë vit për shkak të pandemisë, numri i vizitorëve ra në rreth 30 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë