Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të paangazhuar, as në punë, as në shkollë apo ndonjë gjë të ngjashme.
Të dhënat nga një raport i RCC-së, tregojnë se ky tregues është 23% në Tiranë, që mban vendin e dytë në listë, pas Prishtinës me rreth 30%.
Megjithëse Shqipëria ka shënuar përmirësim krahasuar me vitin 2019, kur niveli ishte mbi 26%, numri i të rinjve të shkëputur nga tregu i punës dhe sistemi arsimor mbetet shqetësues. Për krahasim, në Lubjanë ky tregues është rreth 7%, në Zagreb rreth 8% dhe në Athinë afërsisht 10%.
Raporti thekson se niveli i lartë i të rinjve të paangazhuar nuk lidhet vetëm me papunësinë, por edhe me mungesën e pjesëmarrjes në arsim dhe formim profesional, çka rrezikon zhvillimin e aftësive dhe integrimin afatgjatë të të rinjve në ekonomi.
Ekspertët vlerësojnë se për Shqipërinë sfida kryesore mbetet krijimi i më shumë mundësive për punësimin e të rinjve, forcimi i arsimit profesional dhe lehtësimi i kalimit nga shkolla në tregun e punës, në mënyrë që të ulet një nga treguesit më problematikë të kapitalit njerëzor në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje