Kombetarja

Një lehtësim për Silvinjon, UEFA po vlerëson zgjerimin e listave të Euro 2024 në 26 lojtarë

Gazeta Si – Organi që drejton futbollin europian do ta diskutojë argumentin me trajnerët e kombëtareve, në një takim që do të zhvillohet në Dortmund, më 8 prill.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për Europianin e Gjermanisë mund të zgjerohet nga 23 në 26 lojtarë. Dhe nëse krijohet si mundësi, do të ishte një lehtësim i madh për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Trajneri Silvinjo duke folur me te tijte. Gazeta Si, 28 mars 2024

Lista zyrtare e kuqezinjve për Euro 2024 ka marrë që tani një vëmendje të madhe, sepse do të ketë nga ata që do të mbeten jashtë.

Ndryshimi mund të vijë javët e ardhshme. UEFA ka vënë limit numrin 23, si në të kaluarën, por tani po vlerëson mundësinë e kalimit në 26 lojtarë. Do të ketë një diskutim bashkë me trajnerët e kombëtareve dhe mund të arrihet në konkluzionin për të pasur një zgjerim të listës, siç ndodhi në Botërorin 2022.

Trajnerët gjykojnë, siç ka pohuar së fundi Ronald Koeman i Holandës, se është i pamundur një kthim në stilin e vjetër, duke parë që numri i dëmtimeve është rritur ndjeshëm.

"Më 8 prill do të ketë një ‘workshop’ me skuadrat pjesëmarrëse në Europian dhe në atë rast UEFA do të shohë pikëpamjen e trajnerëve, - bëhet me dije nga organizimi futbollistik europian. – Çdo ide në këtë sens do të merret në konsideratë dhe do të vlerësohet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë