Kosova

Një kryetare femër në krye të LDK? Kuvendi zgjedhor mblidhet me 14 mars

Kryesia e LDK-së në Kosovë është mbledhur për të diskutuar  mbi kuvendin zgjedhor pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas mbledhjes së kryesisë, anëtari i LDK-së, Arban Abrashi njoftoi  se më 14 mars pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor nga ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

"Takimi ka qenë rreth përgatitjeve të Kuvendit zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Data orientuese është 14 mars kur parashihet të mbahet Kuvendi zgjedhor për kryetarin ose kryetaren e re të LDK-së”, tha Abrashi pas mbledhjes së Kryesisë.

Kryesia e LDK nuk ka zyrtarizuar ende emra konkret per drejtimin e partise


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë