Sociale

Një i vdekur nga Covid-19, rriten rastet e reja për 24 orë, 202 të shtruar në spitale

Një 75-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 hjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 159 raste të reja, një rritje e ndjeshme krahasuar me ditët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. E kanë fituar betejën 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Genta Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :
87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 - Statistika (2 tetor 2020)
Testime totale 90138
Raste pozitive 13965
Raste të shëruara 8342
Raste Aktive 5239
Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 572
Shkodër 386
Elbasan 286
Lezhë 272
Korçë 237
Fier 230
Vlorë 187
Kukës 144
Berat 116
Dibër 98
Gjirokastër 68


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë