Sociale

Një i vdekur, 157 raste të reja dhe 230 të shëruar në 24 orë

Një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese, ka ndërruar jetë 24-orëshin e fundit si pasojë e Covid-19.

"Janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë", tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në: 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar," shpjegoi Qirijako.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2631

Durrës 582

Shkodër 391

Elbasan 299

Lezhë 291

Korçë 251

Fier 247

Vlorë 194

Kukës 149

Berat 116

Dibër 111

Gjirokastër 79


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë