Makina

Një Ferrari 458 Spider që ndryshon jetën

Chanterria McGilbra, një këshilltare e bioteknologjisë në San Francisko ka treguar si një Ferrari 458 Spider që ajo e quajti “Coco” e bëri që të niste tubimin e parë të Ferrarit për të gjitha femrat si dhe një fondacion që ndihmon gratë e reja.

Nga Chabterria McGilbra- Unë jam nga ata njerëz që besojnë në mesazhe dhe shenja. Një ditë në vitin 2015, isha në dush dhe mu kujtua Ferrari. Mendova, "Kjo është e çuditshme". E njëjta gjë ndodhi dhe mbas disa ditësh dhe këtu vendosa të blej një Ferrari.

Shkova në dyqanin e Ferrarit në Mill Valley, Kaliforni. Unë kalova nëpër të gjitha makinat dhe kur pashë 458, thashë: "Unë dua ta provoj atë." Ata thanë: "Në rregull, kthehu nesër dhe do të kemi një që mund ta ngasësh".

Të nesërmen një nga djemtë atje nxori makinën dhe ne u ngjitëm në një kodër. Ai i dha gaz dhe ishte gjëja më e bukur që kam ndjerë ndonjëherë. Hipa në timon dhe cdo gjë u bë akoma më emocionuese.

Kjo ishte gjithçka: Unë duhej ta kisha këtë makinë.

Porositja e një Ferrari të ri nuk është si të porosisësh makina të tjera. Kam kaluar dy javë duke shkuar gjithandej, duke e dizajnuar atë. Në fillim i doja të gjitha ngjyrën e çokollatës, pastaj ndryshova mendim dhe në fund përfundova duke zgjedhur ngjyrën gri jashtë dhe sendiljet ngjyrë cokollate. Vendos fibra karboni kudo që munda. Zgjodha të kem një pult të verdhë për ta kombinuar me të verdhën në logon e Ferrarit. Të gjitha këto vendime dhe më shumë e bënë makinën time unike, një nga një, e ndërtuar atë vit.

Disa muaj më vonë, isha në fabrikën e Ferrarit në Itali duke bërë një turne. Pyeta një nga punonjësit nëse makina ime ishte aty diku, duke u ndërtuar. Ai pyeti se kur ishte planifikuar të dorëzohej. Unë thashë janar ose shkurt të 2016. Ai më tha: "Makina juaj është këtu tani!"

Ndërsa po bënim turneun, ishim në vëzhgim. Gjetëm katër 458 me ngjyrë gri duke u ndërtuar, por tre ishin me timonin në të djathtë. Kështu që e katërta duhej të ishte vetura ime. Vetëm shasia ishte ndërtuar, pjesa e brendshme nuk ekzistonte ende.

Ne arritëm në pjesën ku ata bëjnë qepjen e pëlhurës për pjesën e brendshme. Në të gjithë atë tryezë, pashë kamoshin me ngjyrë çokollate. Pyeta për pëlhurën por gratë që punonin atje nuk flisnin shumë anglisht. Ata shkuan në kontejner dhe sollën pëlhurat ku në njërin prej tyre kishte një emër: McGilbra, San Francisco. Unë bërtita, "Kjo jam unë! Kjo është makina ime!"

Që kur Ferrari arriti në shtëpinë time, ajo ka ndryshuar jetën time. Unë e kam marrë atë në çdo vend që mundem. Unë e dërgova atë në Plazhin e Daytona dhe shkova në Autostradën Ndërkombëtare Daytona. E çova atë në pistat e Kalifornisë, Laguna Seca dhe Sonoma Raceway. Nga dashuria që kisha për atë makinë mendova ta quaj “Coco” dhe doja të ishte vetëm për femrat si unë. Kështu dhe hapa një fondacion për të ndihmuar të gjitha femrat që duan të kenë një karrierë por nuk munden.  Fillova një fondacion të quajtur Prancing Ponies (emëruar për logon e Ferrarit). Me miqtë e mi nga ai fondacion, ne krijuam shfaqjen e parë në botë në javën vjetore të Monterey Car në Kaliforni ku kryhet një garë nëpër vend nga të gjitha gratë që kanë një Ferrari, për të ndihmuar të tjerat.

Tani kemi kaq shumë kohë dhe nuk mund ta besoj sa kemi arritur unë dhe Coco.

Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë