Kombetarja

Një ëndërr e bukur, por nuk ka mbaruar akoma! Trajneri Silvinjo ul euforinë

Gazeta Si – Nuk mund ta fshihte lumturinë pas fitores 2-0 me Bullgarinë trajneri Silvinjo, por deklaratat e tij janë gjithmonë të matura. Braziliani ka përgëzuar skuadrën për atë që jep në fushë dhe ka theksuar se është një ëndërr e bukur gjithçka që po ndodh, por ai ka dashur të ulë pak euforinë, duke thënë se asgjë nuk ka përfunduar.

“Kjo skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare, apo miqësore. Ne japim gjithmonë maksimumin dhe për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët. Shqipëria ka bërë 5 fitore dhe kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushë. Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre.

Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion, ashtu edhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë. Lojtarët e mirë dinë të përshtaten. Muçit duhet t'i gjej pozicionin e duhur. Kemi shumë lojtarë që bëjnë tranzicione. E kuptoj që duhet të kemi më shumë zotërim topi, por kemi lojtarë me karakteristika shumë të forta në fazën e tranzicionit.

Grupi jep gjithçka, ne japim direktiva, ata pastaj përgjigjen në fushë. Golat vijnë nga veprimet e lojtarëve në fushë. Sot ishte mundësi shumë e mirë për të provuar gjithë lojtarët. Ata e kanë kuptuar se duhet energji, pa energji nuk luhet futboll, nuk bëhet stërvitje.

Është një ëndërr shumë e bukur dhe jam shumë i kënaqur për njerëzit, për tifozët që na mbështesin. Na kanë ndihmuar shumë dhe jemi shumë të lumtur për ta. Sigurisht, akoma s’ka mbaruar asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë”, - tha mes të tjerash trajneri Silvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë