Ekspozite

Një dizajner grafik rikrijon kapelën Sistinë

Miguel Francisco Macías tregon kopjet e pikturave nga Michelangelo-ja në kapelën Sistinë, që ai i ka riprodhuar në kishën “Nuestra Senora del Perpetuo Socorro”. Foto: Yuri Cortez/AFP/Getty Images.

Pasi John D. Rockefeller Jr., e hoqi muralen e shumë debatuar që kish porositur nga Diego Rivera, artisti, i zemëruar, shkruante në një letër: “Nëse dikush ble kapelën Sistinë, a ka autoritet vallë ta shkatërrojë atë?”Ndërsa një tjetër pyetje lind: Nëse ke në pronësi një hapësirë muri a mundesh ta rikrijosh kapelën Sistinë?

Ka të paktën një artist që mendon kështu. Një dizajner grafik i dalë në pension, Miguel Francisco Macías, prej vitesh ka qenë duke pikturuar një simulacrum të kryeveprës sëMichelangelo-s,  përfaqësuese  e denjë e Rilindjes së Lartë në tavanin e një kishe të vendit të tij, në qytetin e Meksikos.

Kapela Sistinë,  në kishën meksikane

“Mendova se nëse Michelangelo-s iu desh katër vjet, mua do të më duhej gjashtë apo shtatë, por nuk kisha para, kështu që m’u desh më shumë kohë”, ka thënë Macías për  Al Jazeera-n. Në tërësi, procesi, për të cilin ai nuk u pagua, zgjati 18 vjet.

Kryevepra e Michelangelo-s, Kapela Sistinë, Vatikan Romë

Gjatë një udhëtimi në Romë, më 1999-ën, Macias i admiroi afresket origjinale derisa rojet e detyruan të largohej. Me t’u kthyer në Meksikë, vendosi se donte t’i ofronte njerëzve që nuk mundeshin ta vizitonin Vatikanin një mundësi për të hedhur një vështrim në apoteozën e artit të bukur. Megjithatë, jo të gjithë trallisen  nga vepra në vështrimin e parë. “Njerëzit nuk e dinin se çfarë ishte dhe thanë: “Si është e mundur? Si ka piktura të njerëzve të zhveshur në kishë?” Ua tregova në foto dhe njerëzit nisën të kuptonin” ka  thënë Macias.

Pavarësisht përpjekjes kohëgjatë, e cila pati disa ndalesa (rënie, përmbytje, grabitje, qortim nga qeveria meksikane), Macias ishte i vendosur. Ai madje bëri edhe një tabelë ku shkruhet: “Mos u dorëzo Miguelito.”

Miguel Macias

“Kjo nuk është vepra im, është vepër e Zotit”, ka thënë ai. “Kurrgjë  tjetër. Unë jam thjesht një instrument. Asgjë më shumë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë