Futboll

Një certifikatë pagëzimi mund të përjashtojë Ekuadorin nga Botërori

Gazeta Si - Po merr përmasa më të mëdha ditët e fundit çështja e lojtarit Biron Kastilo. Një çështje, që mund t’i mohojë Ekuadorit Kupën e Botës. Një provë e paraqitur nga Kili, një certificate pagëzimi, mund të jetë vendimtare.

Aktivizimi i Kastilo në kualifikuese e Katar 2022 nga Ekuadori und të ketë një kosto vërtet të lartë. Kombëtarja amerikano-jugore u kualifikua direkt për në Botëror, por mund të humbë gjithçka.

Kili, që mbeti jashtë vendeve që të çojnë direkt në Katar, por edhe në ndeshjet shtesë, ka bërë një denoncim. Lojtari në fjalë nuk është ekuadorian, por kolombian.

Nga një ndeshje kualifikuese e Ekuadorit. Gazeta Si, 9 qershor 2022

Kastilo gjithashtu është tri vjet më i madh se tregojnë dokumentet e paraqitura nga federata e Ekuadorit. Një çështje, që mund të ndryshojë listën e skuadrave pjesëmarrëse në Botëror.

Së fundi, mes provave të Kilit në FIFA, është edhe një certifikatë pagëzimi e Kastilo. Duke gjykuar nga ajo që thotë avokati brazilian Eduardo Karlezo, i cili përfaqëson Kilin në këtë çështje, kjo certifikatë është një provë e pakundërshtueshme.

Avokati e ka bërë të ditur për publikun certifikatën e Kastilo në një konferencë shtypi. Ai ka saktësuar se lojtari rezulton se ka lindur dhe është pagëzuar në Tumako, në Kolombi.

"Prindërit e tij janë vendosur aty, ai ka lindur aty dhe e kanë pagëzuar aty", - ka thënë avokati. Pra, jo në Playas, në Ekuador. Dhe më 25 dhjetor 1996, jo më 10 nëntor 1998, siç rezulton në dokumentet e lojtarit të Barcelona SC.

Koha në fakt është e shkurtër dhe Kiliqi, që mund të përfitojë në këtë rast, kërkon përshpejtimin e hetimit nga FIFA.

Në një moment doli edhe lajmi se mund të ripeshkohej Itali, nëse skualifikohet Ekuadori. Nëse FIFA i jep të drejtë Kilit, atëherë do të jetë kjo skuadër që do të shkojë në Katar.

Nëse FIFA thjesht përjashton Ekuadorin, më pas duhet të marrë edhe një vendim për atë që do ta zëvendësojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë