Futboll

Një Berishë edhe për Shevçenkon, sulmuesi gati të zbarkojë në Itali

Merkatoja dimërore po lëviz me shpejtësi këto orë të fundit. Felipe Koutinjo do të huazohet tek Aston Vila, kurse Tripier ka kaluar te Njukasëlli. Anglia është në pararojë, por edhe kampionatet e tjera nuk mbeten prapa.

Edhe në Serinë A po mundohen të korrigjojnë diçka në këtë dritare të merkatos. Një tjetër Berishë mund të luajë në këtë kampionat, pas Etrit Berishës, portierit të Kombëtares që luan për Torinon, dhe Valon Berishës, i cili luajti për pak kohë për Lacion. Bëhet fjalë për vëllanë e këtij të fundit, Veton Berishën, sulmuesin e Vikingut në Norvegji.

Veton Berisha, 27 vjeç. Gazeta Si, 7 janar 2022

E kërkon Xhenoa e trajnerit Andrij Shevçenko, që pasi humbi Piatek, synon të afrojë sa më parë një sulmues. Dhe për këtë rol është propozuar 27-vjeçari Veton Berisha, autor i 22 golave sezonin e fundit në kampionatin norvegjez. Kandidatura e tij është mbi tavolinën e drejtuesve të Xhenoas, që shumë shpejt do të marrin një vendim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë