Media Galeri

Një avion ngec nën urë, video bëhet virale

Një avion i braktisur, i cili thuhet se është i shitur, po transportohej kur u bllokua nën një urë në Indi.

“Ky është një avion i çregjistruar, i hequr nga Air India pasi është shitur. Air India nuk ka asnjë lidhje me avionin në asnjë rrethanë”, lexohej në deklaratën e Air India.

Zyrtarët e aeroportit të Delhit i thanë Gazetës Times of India se “aeroplani nuk i përket flotës së aeroportit të Delhi” dhe se “shoferi mund të ketë bërë një gabim gjatë transportimit të tij”.

Videoja është parë mijëra herë në Twitter dhe YouTube, nga njerëz që pyesin se si ngeci avioni dhe sa kohë ka aty.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë