Teknologji dhe Inovacion

Një aplikacion i ri për rritjen gjelbërimit në Tiranë dhe që ndihmon qytetarët të mbrojnë shëndetin

Tirana është bërë qyteti i 700 mijë njerëzve, por kjo rritje në popullsi s’ka qenë në vijë të drejtë me rritjen e gjelbërimit. Rrugët e kryeqytetit janë në një nivel kritik në indeksin e cilësisë së ajrit.

R-ECO është një aplikacion i ri me të vetmin qëllim - përmirësimin e jetës së banorëve të Tiranës. Ky aplikacion do të ndihmoj përdoruesit të shkojnë drejt destinacioneve të tyre në mënyrën më të shëndetshme duke marrë në konsideratë ndotjen e ajrit dhe duke treguar rrugën më ekologjike.

Me një koncept të parealizuar në asnjë vend në Europe, R-ECO i jep mundësinë çdo përdoruesi të ketë një ndikim direkt në Tiranë duke i dhënë atyre opsionin e të parit të një reklame në shkëmbim të mbjelljes së një peme.

Krijuesit e  apikacionit thonë se ” Ky opsion parashikohet t’i sjellë Tiranës 70’000 pemë të mbjella në vit”.

Përveç këtyre përfitimeve, secili përdorues mund të bëjë pjesë në sfidat e panumërta të ofruara nga R-ECO në këmbim të një NFT-je të veçantë e cila në të ardhmen do të shkëmbehet me një vlerë monetare.

Vizioni i R-ECO është i të pasurit një Shqipëri me të gjelbërt e cila do të arrihet me përhapjen edhe në bashkitë e tjera të vendit.

“Sensibilizimi i njerëzve rreth këtij programi është një nga hapat kryesore drejt arritjes së vizionit të R-ECO”-thonë themeluesit e rinjë të aplikacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë