Mjedis

Ndryshimet klimatike do t’i detyrojnë fermerët të ndryshojnë çfarë mbjellin dhe ku e mbjellin

Prodhimi agrikulturor ka qenë në rritje për dekada, duke hedhur poshtë parashikimet se ajo nuk do të mundet të jetë mjaftueshëm për popullsinë. Zhvillime të tilla rrjedhin kryesisht nga përparimet shkencore mbi plehrat dhe gjenetikën. Ky ritëm mund të ngadalësohet. Megjithatë, fermerët ende mund të rrisin rendimentin e tyre duke ndryshuar një pjesë të teknologjisë së punës së tyre: të zgjedhin se ku të mbjellin.

Një pjesë shumë e madhe e tokave bujqësore  shfrytëzohet nga të mbjella që nuk maksimizojnë vlerat nutricionale apo ekonomike. Studimi i fundit nga Nature Geoscience tregoi se ndryshimi i kulturës së mbjellë në fushë, mund të rrisë prodhimin mjaftueshëm për të ushqyer 825 mln njerëz më shumë, ndërkohë që redukton përdorimin e ujit me 10%. Ngrohja globale ka gjasa ta bëjë më të vështirë shpërndarjen e të korrave, prodhimi i misrtit pritet të bie me 6-24% deri në fund të këtij shekulli.

Sot, ngatërrimi i të mbjellave është më ekstrem në vendet e varfëra.Nga 12 kulturat e analizuara në një studim të fundit në Proceedings of the Royal Society, ato që mbilleshin më shpesh në vende të papërshtatshme ishin kasava, orizi, melekuqe dhe patatet. Tre të parat janë të preferuarat e fermerëve të vegjël dhe familjarëve. Për shkak se prodhues të tillë duhet të ushqejnë familjet e tyre çdo vit, ata shpesh i japin përparësi një kulture që i rezistencon motit të keq në vend të maksimizimit të prodhimit.

Nuk ka një mënyrë praktike për t'i bërë miliona fermerë që të ndërrojnë kulturat që mbjellin. Por ngrohja globale mund të detyrojë firmat e agrobiznesit, që bëjnë shumicën e bujqësisë në vendet e pasura, të ndërrojnë mbjelljet. Misri, prodhimi kryesor i Amerikës, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe i duhet modifikim gjenetik që t'i rezistojë motit të nxehtë.

Soja, e rritur në gjysmën e Brazilit, pritet të vuajë gjithashtu. Kafeja vuan nga temperaturat ekstreme, që ndryshimet klimatike po i bëjnë tashmë normale. Prodhimet që bëjnë bukën, rezistojnë pa shi dhe janë mirë edhe në temperatura të ulëta. Por ato nuk zëvendësojnë kafen.

Ngrohja do të gjenerojë dhe mundësi të mëdha. Pjesë të Rusisë, Kanadasë, Kinës dhe veri-perëndimit të SHBA-së do të bëhen zona kryesore të grurit, që i reziston nxehtësisë dhe thatësirës shumë më mirë se misrit. Disa vende më të nxehta dhe të varfra do të përfitojnë po ashtu: rritja e shirave mund të përmirëosjë prodhimin e orizit në Indi dhe Afrikën Perëndimore.

Megjithëse parashikime të tilla pasqyrojnë vlerësimet më të mira se si ndryshimi i klimës do të ndikojë në të korrat individuale në rajone të veçanta, ato nuk janë shumë të sigurta. Në vend që të përgatiten për një skenar të vetëm, mbrojtja më e mirë është që fermerët të mësojnë për një shumëllojshmëri të gjerë të kulturave. Garancia e vetme është se ngrohja globale do ta transformojë bujqësinë në mënyra që nuk mund të parashikohen plotësisht./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë