Teddy James nga Mançesteri vendosi të bëhej Tom Moore pasi në shkollë ishte “Dita Botërore e Historisë” dhe të gjithë fëmijët mund të visheshin si një i njohur.
Pas kësaj, Teddy mendoi të ishte pjesë e “The Spinn Foundation” një fondacion i krijuar nga Thomas, babai i Teddyt për të ndihmuar në ushqyerjen e fëmijëve në shkolla dhe njerëzve të pastrehë.

“Ne e pamë atë duke bërë 100 xhiro në kopsht, dhe Teddy tha se donte të bënte diçka për të ndihmuar njerëzit gjithashtu” tregon babai i tij.
Për dy ditë lajmi u bë viral dhe 6-vjeçari kishte mbledhur më shumë se 10,000 £. Thomas tha se ishte frymëzuar nga “njerëz të tillë si Kapiteni Sir Tom Moore dhe Marcus Rashford” për të krijuar organizatën e bamirësisë.
Para se të fillonte xhirot, Thomas tha se Teddy është pak nervoz, por “ai do ta bëjë këtë sepse e di se do të ndihmojë shumë njerëz dhe se të gjithë e mbështesim.” Teddy ia doli, bëri plot 100 xhiro rreth kopshtit të tij dhe arriti të ndihmojë njerëzit në nevojë.
*Kapiteni Sir Thomas Moore, i njohur gjerësisht si “Kapiten Tom”, është një ish oficer i Ushtrisë Britanike, i njohur për arritjet e tij duke mbledhur para për bamirësi në prag të 100 vjetorit të tij gjatë pandemisë Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje