Politike

Nisma për shkarkim, Meta: Mos u merrni me shashka, por hetoni krimet zgjedhore

Vetëm pak minuta pas përfundimit të qëndrimit zyrtar të PS-së përmes Taulant Ballës për depozitimin e kërkesës në Kuvend për shkarkimin e Ilir Metës me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatës fushatës elektorale, ka reaguar shkurt edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.  

Ky i fundit ka kërkuar përqendrim tek mbyllja e procesit zgjedhor, duke vijuar ta konsiderojë nismën e PS-së një shashkë politike.   

“Të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me ‘shashka’, por me hetimin e krimeve zgjedhore !”, shkruan Meta në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë