Gazeta Si – Brazili e nis fuqishëm Botërorin e Katarit. Seleçao mundi 2-0 Serbinë në ndeshjen e parë në grup, duke e filluar Kupën e Botës në mënyrën më të mirë.

Pas një pjese të parë pa shumë emocione, Brazili e rriti ritmin në të dytën. Riçarlison, sulmuesi i përzgjedhur titullar nga trajneri Tite, u ngjit në katedër dhe realizoi një dopietë. Një shtyllë për Aleks Sandro në minutën e 60-të dhe një traversë e Kasemiros në minutën e minutën e 81-të.
Goli i parë do të vinte pas një ore lojë. Riçarlison, më i dobëti në fushë deri në minutën e 62-të, shtyu në rrjetë një top të grushtuar nga portieri serb, pas gjuajtjes së Vinicius. Çlirim për brazilianët, edhe pse lojën e kishin nën kontroll.
Për golin e qetësisë mendoi sërish Riçarlison, këtë herë me një mënyrë më spektakolare. Me një gjuajtje stil ‘gërshërë’ ai tundi për herë të dytë rrjetën e Serbisë, duke ‘hipotekuar’ fitoren e Brazilit. Trajneri Tite më pas ndërroi thuajse gjithë sulmuesit që kishte në fushë me ata të stolit.
Serbia nuk bëri ndonjë gjë për t’u shënuar në këtë ndeshje dhe në fund pranoi forcën e Brazilit, një pretendent serioz për fitimin e trofeut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.