Ka ndodhur

Nisin arrestimet për vjedhjen e energjisë: Ndalohen 2 persona, 7 të tjerë në hetim, procedohet edhe një faturist

Policia e shtetit ka ndërmarrë një operacion të fundit për të dyshuarit që vjedhin energjinë elektrike, një lëvizje kjo e paralajmëruar më herët nga Gazeta “Si” .

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.

2 persona janë vënë në pranga, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ndërsa janë në hetim 7 të tjerë në Shkodër.  Gjithashtu, procedohet dhe një faturist i OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Ata akuzohen se kanë bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërsa faturisti me inicialet XH.N. banues në Milot akuzohet se  nuk ka kryer kontrolle periodike për lidhjet e energjisë elektrike, në zonën që mbulon.

“Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet", thuhet në njoftimin e policisë, e cila në fund apelon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë