Ngjarje

Dikush do të futet në burg për vjedhjen e energjisë – Do të nisë aksioni si 8 vjet më parë

Formalisht në kemi hyrë një një situatë emergjencë energjitike, pasi qeveria e  shpalli statusin javën e kaluar, por kjo nuk do të thotë se nuk ka energji në treg, por se çmimi i saj pësoi rritje drastike.

Shqipëria e cila ndodhet gjithnjë në një deficit energjie, pasi konsumi është më i madh sesa prodhimi vendas në  pikun e tij, do të duhet të paguajë më shtrenjtë.

Por a ka mundësi ta gjejë këtë “mal” me  para? Në tenderin e fundit ku OSHEE siguroi një pjesë të energjisë nga importi me çmim mesatar 255 euro kur në situata normale çmimi është luhatur mes 50 dhe 90 euro për megavatorë.

Në kushtet kur buxheti i shteti nuk i “dorëzohet” dot plotësisht OSHEE-së, paratë duhen gjetur në një rrugë tjetër. Vetë OSHEE ka kohë që ndodhet në vështirësi financiare pasi ka shtyrë disa herë  investimet e parashikuar për shkak të situatës sipas saj të ngjarjeve të rënda që e prekën Shqipërinë si tërmeti dhe pandemia, por edhe nga thatësira e shpeshtë dhe borxhet e prapambetuara. Ku tek këto të fundit kryesojnë institucionet publike.

Ndaj OSHEE do të duhet të gjëj një rrugë tjetër për të rritur me çdo kusht të ardhurat. Këtë mund ta bëjë vetëm përmes rritjes së arkëtimeve nga energjia e konsumuar.

Gazeta ‘Si” ka mësuar se mes drejtuesve të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrisë së Brendshme dhe OSHEE ka patur takim jashtë syrit të mediave.

Është diskutuar për një aksion në terren “për të gjetur dhe ndëshkuar fort”  vjedhësit e energjisë, dhe ata që nuk paguajnë.

Ashtu siç ndodhi në fillim të qeverisjes së socialistëve në vitin 2014 ,qeveria shpalli me ligj  luftën me vjedhësit e energjisë dhe ata që nuk paguajnë. Policia fitoi të drejtën të arrestonte qyetarët. Plot raste u bënë publike sese edhe  kryefamiljarë në familje të varfëra, por me borxhe të akumuluara se nuk paguanin dot energjinë elektrike u futën në burg. Të tjerë biznese u bënë “shembull publik”. Nga ky aksion që OSHEE mundi të arkëtonte jo pak para të cilat i dhanë saj mundësi që të rregullonte parametrat financiar edhe për të paktën dy vjet pas aksionit.  Vetëm në periudhën Janar-Nëntor të atij vitit( 2014), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, OSHEE arkëtoi rreth  8,2 miliard lekë ose  23.5% më shumë, do të thoshte gjatë një seance në parlament ish ministri i energjitikës Damian Gjiknuri.

Momente nga arrestimi i nje qytetari ne Fier per vjedhje te energjise elektrike, viti 2014

“E njëjta gjë po projektohet” -i thanë burimet Gazetës Si. Plani i diskutuar është aksion i cili do të nis shumë shpejt. “Do të ketë shembuj” –thuhet  se është thënë në takim  nga burime të sigurta të Gazetës “Si”

Nëse ky aksion nis në mos këtë javë, javën tjetër, konfirmon faktin se humbjet nga arkëtimet ( joteknike) apo vjedhjet e energjisë janë rikthyer sërisht të larta për sa kohë OSHEE ka gjetur se mund të sigurojë të ardhura shtesë në buxhetin e saj për të blerë energjinë e cila tani është shumë më e shtrenjtë se dikur.

Por nëse kjo është një zgjidhje, ky fakt është afër një komprometimi politik. OSHEE  e ka kthyer qeverinë e socialistëve si 8 vjetë më parë dhe dëshmia më e mirë se një aksion sa do strikt dhe i leverdisshëm të jetë nuk është kurrë një strategji që e lejon sistemin energjitik në Shqipëri të mbahet në këmbët e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë